TEA – Guida “One Stop Shop” surprizon me “South Outdoor Festival”

Guida digjitale e eventeve turistike na orienton në një udhëtim drejt Rivierës së Shqipërisë, në Borshin e kaltër plot diell, ku do të zhvillohet Festivali i njohur veror “South Outdoor”, i cili pritet të mbajë ndezur këtë destinacion turistik nga data 23 – 26 Maj. 

Borshi do të kthehet në fshatin e aventurave sportive, përjetimit të natyrës përmes sporteve të relaksit si Joga, apo Crossfit dhe ngjitjeve nëpër shtigje, e performancave të nxehta verore të artistëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë, në tri skena të hapura nën qiell, plot me turistë e vizitorë të mbërritur për të shijuar festivalin e njohur dhe për të përjetuar momentet e bukura buzë Jonit. 

Me Aplikacionin TEA, guidën tonë digjitale, tashmë do të zbulojmë edhe vendin ku do të shijojmë ushqim të mirë deti apo një mbrëmje të freskët në oazet e pushimit si dhe shumë shërbime të domosdoshme. Shkarkoni TEA-n sepse vera e nxehtë shqiptare është plot me surpriza. 

https://qrco.de/tea-albania

Shpërndaje në: