Vala Fest 2025

Vala Fest, aktiviteti veror lëvizës në katër qytete bregdetare: Shkodër 27-28 Qershor, Durrës 4-5 Korrik, Vlorë 18-19 Korrik dhe Sarandë 1-2 Gusht, me nga dy ditë të plota aktivitete e dy net koncerte, në secilin destinacion.

Aktivitetet ditore mbahen çdo ditë nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 21:00, duke përfshirë:

Jenga Massive, Tik Tak Toe, Beer Pong, UNO, Leave Your Mark, Snakes and Ladders, Chess, Wheel of Drinks, Build the Tourist Village, String Art, How Well Do You Know The City, Billiards, Yoga, Wellness & Massages.

Në orën 20:00, nisin koncertet artistike të mbrëmjes:

  • Nata e parë performanca të DJ-ve më të njohur shqiptarë, si Motel Sazani, Dj Vicky, Dj Enrico, etj, DJ ndërkombëtarë si Aaron Sevilla, Marta etj
  • Nata e dytë në çdo qytet sjell koncerte me artistë të njohur të muzikës shqiptare, si Alban Skenderaj, Eugent Bushpepa, Offchestra, Ronela Hajati, Semi Jaupaj, Sardi Struga, West Side Family, Hot Stuff Band, Edea Demaliaj, Lynx, Gjergj Kaçinari etj.

Vala Fest ofron një kombinim të përkryer mes argëtimit, muzikës dhe aktiviteteve që krijojnë kujtime të paharrueshme përgjatë gjithë verës.

Shpërndaje në: