test

Transporti në Shqipëri

Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km.

Në Shqipëri, dhjetë vitet e fundit janë bërë investime shumë të rëndësishme në infrastrukturën rrugore për ndërtimin segmenteve kryesore të Rrjetit Rrugor Kombëtar Shqiptar. Plani Kombëtar i Transportit parashikon përfundimin e ndërtimit të rrjetit kombëtar të rrugëve, duke përfshirë arterien strategjike si Autostrada Veri-Jug.

Për t’u informuar për udhëtimet e ndryshme klikoni në 👉 etransport.al ku ju mund të kërkoni për destinacionin e dëshiruar, të përzgjidhni udhëtimin tuaj, të rezervoni biletën tuaj për udhëtimin e përzgjedhur dhe në fund të udhëtoni më shpejt dhe në mënyrë të sigurt për në destinacionin tuaj.

Gjithçka e arritshme vetëm me logim në 👉 https://etransport.al/home

Transportation in Albania

The Albanian road network, including main interurban roads, secondary interurban roads, and urban roads, comprises about 18,600 km.

In Albania, over the last decade, significant investments have been made in road infrastructure for the construction of key segments of the Albanian National Road Network. The National Transport Plan envisages the completion of the construction of the national road network, including strategic arteries such as the North-South Highway.

To get informed about various trips, click on 👉 etransport.al where you can search for your desired destination, select your trip, book your ticket for the chosen journey, and ultimately travel faster and more securely to your destination.

Everything is accessible just by logging in at 👉 https://etransport.al/home

Çfarë është eTransport?

E ardhmja digjitale në aksesin e transportit rrugor ndërqytetës është këtu! Platforma eTransport nis një epokë të re digjitalizimi të menaxhimit të Transportit Ndërqytetës dhe të aksesit në të. E ndërtuar për të informatizuar shërbimet për shoqëritë e transportit dhe për qytetarin, kjo platformë kombëtare online mundëson prerjen e biletës elektronike dhe mbylljen e ciklit fiskal nga çdo vend dhe në çdo kohë.

Falë vizionit të ri për riorganizimin e sektorit të transportit ndërqytetës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, kanë implementuar për herë të parë platformën elektronike eTransport, si një platformë bashkëveprimi midis udhëtarit, shoqërive të transportit, agjencive të transportit dhe terminaleve e stacioneve kombëtare shqiptare.

 Përmirësim rrënjësor i eksperiencës së të udhëtuarit në Shqipëri, akses e informacion në kohë reale mbi linjat, stacionet, terminalet e oraret, në shqip e në anglisht përmes vetëm një kërkimi në celularët tuaj!

Një histori suksesi në epokën e shërbimeve online, si dhe një urë e re komunikimi për udhëtarët drejt destinacioneve të tyre të preferuara dhe eventeve më të dashura të Shqipërisë turistike!

Në pritje të ndërtimit të dy Terminaleve të Reja Multimodale të Tiranës pranë Mbikalimit të Kamzës në hyrjen perëndimore të Tiranës dhe në hyrjen juglindore të qytetit pranë Qendrës Tregtare TEG, Bashkia e Tiranës ka hapur tre terminale të përkohshme të si më poshtë:

  • Terminali Rajonal i Autobusëve i Shqipërisë Veriore dhe Jugore (përfshirë Durrësin) në kthesën e Kamzës në vendin e Terminalit të ardhshëm të Tiranës
  • Terminali i Autobusëve në Kosovë dhe Linjat Ndërkombëtare në rrugën “Dritan Hoxha” pas Pallatit Sportiv Asllan Rusi
  • Terminali Rajonal i Autobusëve i Shqipërisë Juglindore në Qytetin Studenti në juglindje të Tiranës

What is eTransport?

The digital future in accessing intercity road transport is here! The eTransport platform starts a new era of digitalization in the management of Intercity Transport and access to it. Built to informatize services for transport companies and citizens, this national online platform enables electronic ticket cutting and closing of the fiscal cycle from anywhere and at any time.

Thanks to the new vision for reorganizing the intercity transport sector, the General Directorate of Road Transport Services – Ministry of Infrastructure and Energy in cooperation with the National Agency for Information Society, have implemented for the first time the electronic platform eTransport, as an interaction platform between travelers, transport companies, transport agencies, and national Albanian terminals and stations.

A radical improvement in the experience of traveling in Albania, access, and real-time information on lines, stations, terminals, and schedules, in Albanian and English through just one search on your mobile phones!

A success story in the era of online services, as well as a new communication bridge for travelers towards their favorite destinations and beloved events of Albanian tourism!

In anticipation of the construction of two New Multimodal Terminals of Tirana near the Kamza Overpass at the western entrance of Tirana and at the southeastern entrance of the city near the TEG Shopping Center, the Municipality of Tirana has opened three temporary terminals as follows:

  • The Regional Bus Terminal of Northern and Southern Albania (including Durrës) at the Kamza turn, at the site of the future Tirana
  • Terminal The Bus Terminal in Kosovo and International Lines on “Dritan Hoxha” street behind Asllan Rusi Sports Palace
  • The Regional Bus Terminal of Southeastern Albania in Student City in southeast Tirana

Shpërndaje
Shperndaje:
WEB agency Albania