Trashëgimia dhe pasuria detare e Sarandës, qytetit buzë Jonit, është kryefjala e Festivalit “Saranda Fish Festival”, me aktivitetet të larmishme e muzikë përgjatë pesë ditëve, festa që kremton jo vetem traditën e bukur të peshkimit, po edhe kulturën, historinë e nautikës e mikpritjen shqiptare.
Bashkohuni nën diellin shndritës të Sarandës për të festuar nga 28 Maji deri në 1 Qershor, në shëtitoren e Sarandës, që gëlon në këto ditë të nisjes së sezonit turistik veror nga turistë e vizitorë të shumtë.
Si asnjëherë më parë do të ketë një muze dedikuar nautikës në Sarandë, vizitorët të zbulojnë historinë e saj përmes imazheve, dokumenteve dhe objekteve, të cilat janë dëshmi të gjalla të qytetit plot traditë dhe histori.
Energjinë fantastike në shëtitoren e qytetit do ta sjellin këngëtarë të njohur si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e Elton Deda si dhe grupi polifonik i Sarandës
Gjatë Festivalit do të ketë edhe një hapësirë të dedikuar për të vegjlit, një botë si në përralla që i nxit të shpalosin imagjinatën e tyre, ta duan njëri-tjetrin, detin dhe natyrën me aktivitete me animatorë, picture, shfaqje filmash, krijim balonash, lojëra, muzikë, argëtim.
Aplikacioni TEA, guida digjitale e Eventeve tashmë një “One Stop Shop” me shumë shërbime të domosdoshme që jua lehtësojnë qëndrimin tuaj nëpër destinacionet e ndryshme të Shqipërisë turistike.
Një mundësi më shumë është TEA për të zbuluar atraksionet e qytetit dhe shërbimet e shumta të përditësuara si një guidë e plotë orientuese për cilindo që e shkarkon.
Link TEA: https://qrco.de/tea-albania.