Yjet e artit shqiptar e botëror zbresin në Butrintin magjik!

Në një mbrëmje të paharruar, Amfiteatri antik i Butrintit, monumenti elitar i trashëgimisë sonë antike do të ndriçojë nga yjet e artit shqiptar të njohur anembanë botës.

Në 8 korrik, në një koncert madhështor “Timo Flloko me yjet në Butrint”, do të performojnë yjet me famë botërore të teatrove prestigjozë të operas, tenori shqiptar Saimir Pirgu e soprano Nino Machaidze, shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB-it, nën dirigjimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.

Ky event bën bashkë me artistin shumëdimensional Timo Flloko edhe yjet e skenës dhe artit shqiptar, Luiza Xhuvani, Nik Xhelilaj, Ema Andrea, Kristian Koroveshi, Pirro Çako e Ledina Çelo.

Shumë koncerte dhe shfaqje të tjera artistike e muzikore do të vijnë përgjatë këtij sezoni veror nga Veriu në Jug të vendit, me artistë të mirënjohur kombëtarë e ndërkombëtarë, të cilët mund t’i eksploroni përmes Aplikacionit TEA (Tourism Events of Albania).

Shkarko TEA e udhëto nëpër eventet e kulturës shqiptare!

🔗https://qrco.de/tea-albania

 

Shpërndaje në: