NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Emri : Agjencia Kombëtare e Turizmit
Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Pallatet Shallvare, A/12, Tiranë
E-mail: info@akt.gov.al
Faqja e Interneti: www.akt.gov.al
Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetje të statusit të institucionit miratuar me VKM-në Nr.20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, strukturës dhe organikës së institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr.175, datë 09.12.2016, i ndryshuar, shpall një vend vakant për pozicionin e punës Specialist i Marketingut, Sektori i Marketingut, në Drejtorinë e Marketingut dhe Promocionit, kategoria IV-a.
- Përshkrimi i përgjithësuar i punës
- Zbaton Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit si dhe Strategjinë Kombëtare të Marketingut në Sektorin e Turizmit.
- Përgatit dhe organizon pjesëmarrjen në panairet kombëtare dhe ndërkombëtare (logjistika, përmbajtja, stafi pjesëmarrës, materialet).
- Kontakton me subjektet pjesëmarrëse në panairet ndërkombëtare, me institucionet e tjera publike dhe të qeverisë vendore, si dhe bashkërendon punën për eventet dhe konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Ndjek procedurat e regjistrimit të subjekteve pjesëmarrës në konferenca apo panaire kombëtare dhe ndërkombëtare, për paraqitje sa më dinjitoze të AKT-së.
- Monitoron subjektet pjesëmarrëse në panaire.
- Përgatit raportin mbi çdo panair dhe aktivitetet ku AKT merr pjesë.
- Ndjek kontaktet e krijuara me qëllim promovimin e turizmit.
Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta, Shkenca Ekonomike, Dega Marketing
Lloji i përvojës së punës: Mbi 2 vjet eksperiencë pune në profesion.
Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dorëzojnë pranë AKT-së, deri në datë 06.03.2023 ora 1100, kërkesën shoqëruar me dokumentat si më poshtë:
- Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
- Fotokopje e dokumentit të identitetit.
- Curriculum vitae.
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore.
- Dëshmi e gjëndjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti)
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore.
- Fotokopje e Librezës së Punës( (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
- Fusha e njohurive
- Njohuri mbi Ligjin nr.93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar.
- VKM-në nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, i ndryshuar.
- Ligji nr.9125 datë 29.07.2003 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”
- Njohuri mbi Ligjin nr.44/2015, “Kodi i procedurave të Republikës së Shqipërisë”.
Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datë 13.03.2023 ora 1100 pranë institucionit të AKT-së do të zhvillohet intervista për vendin vakant Specialist i Marketingut, Sektori i Marketingut, në Drejtorinë e Marketingut dhe Promocionit.
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në AKT, do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të AKT-së.