Pas suksesit të madh në edicionin e parë, Lumina Electronic Music Festival kthehet në Parkun Rinia, Korçë, më 25 dhe 26 korrik 2025. Dy netë me muzikë elektronike nën drita dhe pemë, ku natyra, ritmi dhe njerëzit bëhen një.
Ky edicion sjell një përvojë më të thellë dhe më të ndjerë, me artistë vendas dhe ndërkombëtarë që do të performojnë zhanre të ndryshme të muzikës elektronike – nga deep house tek techno.