Aplikacioni TEA – Kalendari Digjital i Eventeve të Turizmit, Arteve e Kulturës ju sugjeron një fundjavë energjike në liqenin e Prespës, ku bashkë me natyrën do të shijoni edhe disa ditë plot gjallëri në Festivalin e sportit të Kayakut “Kayak Fest Albania 2024”, i cili do të zhvillohet më 4, 5 dhe 6 Maj në plazhin Zaroshkë të Prespës dhe në 7 maj në fshatin Pustec.
Gjatë fundjavës dhe fillimjavën e ardhshme një festë e vërtetë ju pret buzë liqenit të Prespës, ku do të organizohen kampingje dhe gara, ture me kayak, do të luhet muzikë e bukur, trainime në sportin e kayakut për fëmijët; do të shërbehen gatime tradicionale e prodhime të zonës.
Mos mungoni! Me këtë aktivitet çelet sezoni turistik në Prespë!

