test

Si mund të marrim informacion për kursin zyrtar të këmbimit?

Kursi zyrtar i këmbimit llogaritet çdo ditë pune në sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë. Përveç vlerave ditore, Banka e Shqipërisë llogarit kursin mesatar mujor dhe vjetor të monedhave pjesë përbërëse e tabelës se miratuar të “kursit zyrtar të këmbimit” dhe i publikon ato në faqen e internetit.

Njësia monetare e Shqipërisë quhet Lek (shumës Lekë). Kartmonedhat janë të disponueshme me prerje si: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë.

Për më shumë informacionin mbi kursin ditor të kembimit vizitoni:

Banka e Shqipësië

 

How to Get Information about the Official Exchange Rate

The official exchange rate is calculated every business day in the banking system in the Republic of Albania. In addition to daily values, the Bank of Albania calculates the monthly and annual average exchange rates of the constituent currencies in the approved “official exchange rate” table and publishes them on its website.

The monetary unit of Albania is the Lek (plural: Lekë). Banknotes are available in denominations of 200, 500, 1000, 2000, 5000, and the new denomination of 10000 Lekë.

For more information on the daily exchange rate, visit:

BANK OF ALBANIA

Kalendari i festave zyrtare

Kjo është një listë e festave në Republikën e Shqipërisë e cila nuk ka karakter etnik por nacional (shtetëror) ngase përfshihen festat e të gjitha etnive. Të gjitha datat poshtëshenuara janë festa publike dhe kur planifikoni udhëtimin tuaj në Shqipëri, është e dobishme të njihni festat zyrtare duke patur parasysh se disa sherbime publike mund të jenë të kufizuara.

01 JanarFestat e Vitit të Ri
02 JanarFestat e Vitit të Ri
14 MarsDita e Verës
22 MarsDita e Nevruzit
09 PrillE diela e Pashkëve Katolike
16 PrillE diela e Pashkëve Ortodokse
21 PrillDita e Bajramit të Madh
01 MajDita Ndërkombëtare e Punonjësve
28 QershorDita e Kurban Bajramit
05 ShtatorDita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
28 NëntorDita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 NëntorDita e Çlirimit
08 DhjetorDita Kombëtare e Rinisë
25 DhjetorKrishtlindje

Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë).

Official Holiday Calendar

This is a list of holidays in the Republic of Albania which is national (statewide) rather than ethnic, as it includes holidays of all ethnicities. All the dates listed below are public holidays, and when planning your trip to Albania, it is useful to know the official holidays as some public services may be limited.

January 1New Year’s Day
January 2New Year’s Day
March 14Summer Day
March 22Nevruz Day
April 9Catholic Easter Sunday
April 16Orthodox Easter Sunday
April 21Great Bajram Day
May 1International Workers’ Day
June 28Kurban Bajram Day
September 5Saint Teresa Sanctification Day
November 28Flag Day and Independence Day
November 29Liberation Day
December 8National Youth Day
December 25Christmas

When an official holiday falls on a weekend (Saturday and/or Sunday), the holiday is observed on the next working day(s) (Monday and Tuesday).

Informacion i dobishëm në rast urgjence

Numri unik i emergjencës 112 është për rastet kur keni nevojë për ndihmë urgjente, për shembull kur jeta juaj është në rrezik të menjëhershëm, nëse dikush është plagosur rëndë dhe ka nevojë për kujdes të shpejtë mjekësor, nëse keni qenë dëshmitar i një krimi të rëndë si sulm, vrasje, grabitje ose një thyerje, i një aksidenti etj.

Kur të telefononi 112, ju lutemi tregojini Operatorit:

  • çfarë ka ndodhur;
  • çfarë ndihme është e nevojshme;
  • çfarë shërbimi urgjence mendoni se kërkohet: Policia e Shtetit, Zjarrfikësja ose Urgjenca Mjekësore.

Operatori i urgjencës do të dërgojë drejtpërdrejt shërbimin e duhur të urgjencës në zonën tuaj.

Për nevoja të kufizuara në zona specifike, mund të telefononi në numrat e mëposhtëm:

  • Policia e Shtetit: 129
  • Kujdesi mjekësor: 127
  • Brigada e zjarrfikësve: 128
  • Qëndra operacionale detare: 125

Useful Information in Case of Emergency

The single emergency number 112 is for cases when you need urgent help, for example, when your life is in immediate danger, if someone is seriously injured and needs quick medical care, if you have witnessed a serious crime such as assault, murder, robbery, or a break-in, or an accident, etc.

When calling 112, please inform the Operator:

  • What has happened;
  • What kind of help is needed;
  • What emergency service you think is required: State Police, Fire Brigade, or Medical Emergency.

The emergency operator will directly dispatch the appropriate emergency service in your area.

For limited needs in specific areas, you may call the following numbers:

  • State Police: 129
  • Medical Care: 127
  • Fire Brigade: 128
  • Maritime Operational Center: 125

Zona kohore në Shqipëri

CET (Central European Time) vlen në të gjithë Shqipërinë. Nga fillimi i vjeshtës deri në fund të dimrit, zbatohet ora standarde, që korrespondon me zonën kohore UTC+1, një orë përpara kohës mesatare të Greenwich.

Në fillim të pranverës, Shqipëria hyn në orën e ditës: orët lëvizin me një orë përpara (zona kohore UTC+2), për të shijuar më shumë rrezet e diellit vonë pasdite-mbrëmje.

Ndryshimi nga ora standarde në orën e ditës dhe anasjelltas bëhet gjithmonë natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës. Datat ndryshojnë nga viti në vit.

Time Zone in Albania

CET (Central European Time) applies throughout Albania. From the beginning of autumn to the end of winter, standard time is observed, corresponding to the UTC+1 time zone, one hour ahead of Greenwich Mean Time.

At the beginning of spring, Albania switches to daylight saving time: clocks move one hour forward (time zone UTC+2) to enjoy more sunlight in the late afternoon and evening.

The change from standard time to daylight saving time and vice versa always occurs overnight between Saturday and Sunday. Dates vary from year to year.

Shpërndaje
Shperndaje:
WEB agency Albania