FTESË PËR NEGOCIATA

DREJTUAR: AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA/ORGANEVE TË MEDIAS VIZIVE

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë një fushatë për promovimin online të turizmit blu shqiptar nëpërmjet reklamave dhe Optimizimit të Motorrëve të Kërkimit dhe Mediave Sociale.

Mbështetur në VKM Nr. 1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetimin nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar dhe për kontratat me kohë transmetimi nga organet e Administratës shteterore”, në mbështetje të Vendimit NR.278, datë 12.05.2021Për “Një shtesë fondit në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Për mbështetjen e Turizmit Shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare Post Covid-19 dhe VKM nr.298 datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit” Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën (për negociata) me “Fushatë e Integruar e marketingut për promovimin e Turizmit Blu “.

 

OBJEKTI

Objekti i kësaj fushate do të jetë:  “Fushata e Integruar e Marketingut për Promovimin e Turizmit Blu”, duke përfshirë: Promovim i Turizmit Blu nëpërmjet reklamave të sponsorizuara në Google Ads dhe Rrjete Sociale si Facebook Ads, Instagram Ads në 8 shtete kryesore për promovimin online të turizmit blu në Shqipëri: Kosovë, Serbi, Itali, Gjermani, Poloni, Ukrainë, Rusi, Dubai; Promovim i Turizmit nëpërmjet Optimizimit të Motorrëve të Kërkimit dhe Mediave Sociale në 8 shtete kryesore për promovimin online të turizmit Blu Kosovë, Serbi, Itali, Gjermani, Poloni, Ukrainë, Rusi, Dubai.

Marketing Viral në media sociale dhe platforma ndërkombëtare, me database klientesh, të cilët kanë shfaqur interes rreth turizmit në shtetet: Kosovë,Serbi, Itali, Gjermani, Poloni, Ukrainë, Rusi, Dubai.

Periudha  e kësaj fushate : 3 muaj

Fondi limit i përcaktuar:fondi limit i procedurës së prokurimit është në vlerën:  20.550.000 (njëzet milion e pesëqind  e pesëdhjetë mijë) lekë pa Tvsh.

Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar/agjencia e specializuar është më datë 08/07/2021, ora  11:00.

Konfirmimet për vazhdimin e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jotransparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 08/07/2021, ora  11:00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqesni pranë Autoritetit tonë kontraktor:

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret A/12, Tiranë

Adresa e Internetit: www.akt.gov.al

Në emër të: Komisioni për ndjekjen e procedurave për fushatën online

Email: alina.starova@akt.gov.al

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip

Termat e referencës :

Qëllimi i kësaj fushate është promovimin sa më të mirë në rrjetet sociale të turizmit blu dhe njohje në kohë reale se çfarë ofron ai, zhvillimin e imazhit shqiptar në tregun ndërkombëtar si një vend me një pasuri e asete të trashëgimisë natyrore, pasuri të mëdha nënujore, rritje të vizualitetit si dhe rritje të numrit të vizitorëve në Shqipëri. Fushata synon promovimin e produktit më të rëndësishëm turistik të vendit, gjatë sezonit veror 2021, atij të turizmit të diellit dhe të detit. Mjaft i rëndësishëm është promovimi i destinacioneve kryesore përfshirë Durrësin, Vlorën, Shëngjinin, Sarandën, Orikumin, Himarën, Ishullin Sazan, Karaburunin, Gjirin e Gramës, Dhërmiun, Porto Palermon, Ksamilin etj. Duke u nisur nga fluksi i turistëve dhe numrit i vizitorëvë, por edhe rifillimi i aktivitetit turistik post pandemisë COVID-19, Agjencia Kombëtare e Turizmit synon të promovojë Turizmin Blu në tregjet të cilat sipas INSTAT kanë fluksin më të madh në shifra, shtetet me linja charter drejt Shqipërisë  por duke mbajtur parasysh dhe shtetet të cilat mund të udhëtojnë për në Shqipëri në kush tet aktuale të lëvizjes Post –Covid. Në kuadër të lançimit të faqes së re web: www.nauticalbania.com  si dhe spoteve promovues: “Shqiperia, perla e fshehur e Mesdheut” dhe “Shqipëria destinacion Covid free 2021”, është momenti i duhur  për të promovuar destinacionet detare, procedurat e regjistrimit dhe kushtet që ofron Shqipëria për një turizëm të sigurt.

1. Promovimi i Turizmit Shqiptar nëpërmjet reklamave të sponsorizuara në Google Ads dhe Rrjete Sociale si Facebook Ads, Instagram Ads në 8 shtete kryesore.

  • Identifikimi i të paktën 20 fjalëve kyçe me trafik të lartë në gjuhën angleze.
  • Krijimi i fushatave ne Google Ads me tekst foto dhe video në 8 shtetet, Kosovë, Serbi, Itali, Gjermani, Poloni, Ukrainë, Rusi, Dubai, që do të shfaqen si reklama të promovuara në rezultatet e kërkimit, Youtube dhe në faqet partnere të Google me qëllim turizmin, turizmin nautic, hotelet, aventurat, çiklizmin, rafting, etj.
  • Krijimi i fushatave në facebook dhe instagram me tekst, foto dhe video në 8 shtetet Kosovë, Serbi, Itali, Gjermani, Poloni, Ukrainë, Rusi, Dubai që do të shfaqen si “sponsored links” në audiencat që kanë interes turizmin, hotelet aventurat, çiklizmin, rafting etj.
  • Rritja e trafikut në portalin Albania.al duke pasur jo më pak se 15.000 klikime në muaj.
  • Periudha e fushatës do të jetë: 3 muaj nga momenti i firmosjes së kontratës.

2. Promovimi i Turizmit nëpërmjet Optimizimit të Motorrëve të Kërkimit dhe Mediave Sociale në 8 shtete kryesore Kosovë, Serbi, Itali, Gjermani, Poloni, Ukrainë, Rusi, Dubai.

  • Redaktimi i të paktën 20 artikujve të faqes www.albania.al për të arritur gjatësinë optimale të tekstit, dendësinë e duhur të fjalëve kyçe dhe injektimin e fjalëve kyçe që shënjestrohen.
  • Optimizimi i të paktën 20 artikujve të faqes albania.al për konfigurimin e të dhënave për Seo dhe Google data structure.
  • Marketimi i www.albania.al në 20 faqe ose blogje udhëtimi me trafik të lartë në Alexa.com. Artikujt e publikuar në këto blogje duhet të përmbajnë fjalët kyçe kryesore dhe do të lidhen me faqen albania.al dhe www.nauticalbania.com Qëllimi është rritja e trafikut dhe autoritetit të faqeve www.albania.al dhe www.nauticalbania.com  në motorët e kërkimit;
  • Postimi si komente në 1000 artikuj në faqe me audiencë potencialisht të interesuar në fushën e Turizmit detar, duke përfshirë blogje, faqe personale dhe faqe vlerësimesh. Komentet do të përmbajnë tekste të shkurtra me fjalë kyçe që drejtojnë për tek albania.al dhe www.nauticalbania.com , duke i sjellë kryesisht autoritet në motorë kërkimi.
  • Krijimi i të paktën 50 artikujve të shkurtër që janë efikas në komunikimin online në gjuhen angleze të bazuar në artikujt origjinalë të albania.al dhe www.nauticalbania.com . Këto artikuj do të azhornohen ne faqen www.albania.al dhe www.nauticalbania.com duke rritur rankimin e faqes në motorrët e kërkimit, nëpërmjet fjalëve kyçe.
  • Proçesi i optimizimit do të kryhet gjatë periudhës: 3 muaj nga momenti i firmosjes së kontratës.

3. Fushatë Virale në media sociale dhe platforma ndërkombëtare, me databasë klientesh, të cilët kanë shfaqur interes rreth turizmit në 8 shtete kryesore Kosovë, Serbi, Itali, Gjermani, Poloni, Ukrainë, Rusi, Dubai për promovimin online të turizmit detar Shqiptar.

  • Krijimi i fushatave promocionale në Facebook, Twitter dhe Instagram duke utilizuar

Vipat Shqiptarë me famë ndërkombëtare (sportistë, muzikantë, shkrimtarë, aktorë);

Marketimi Viral do të kryhet gjatë periudhës: 3 muaj nga momenti i firmosjes së kontratës.

INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE NË LIDHJE ME OPERATORIN EKONOMIK

1.KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Dokumentacion ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

1. Dokumenta që vërtetojnë se subjekti/ofertuesi:

a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit.

b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)

c) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP

d) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.

Kërkesat sa më sipër, plotësohen me dorëzimin e ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, si edhe me vetëdeklarimin e subjektit “Deklaratë mbi gjendjen gjyqësore”.

Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, në vënd të ekstraktit historik duhet të paraqesi vendimin e Gjykatës për regjistrimin si person juridik sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për organizatat jo Fitimprurëse”.

2. Një dokument që vërteton se subjekti:

a) Ka plotësuar detyrimet fiskale

b) Ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuara nga administrata tatimore.

Kriteret e përgjithshme për pranim nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore.

Këto kritere (pikat1, 2) duhet të vërtetohen përmes dokumentave të lëshuara, jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

3. Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike, të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik, që është i regjistruar në Shqipëri. Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, pervec rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë 05.08.2008.

4. Bazuar në njoftimin e përbashkët të Dretorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë së Prokurimit Publik, prej datës 1 Janar 2021 tatimpaguesit të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, kanë detyrimin ligjor që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura. Për sa më sipër operatori ekonomik duhet të ketë:

Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin për tatimpaguesit që përdorin Platformën Qëndrore të Faturave.

Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin dhe kopje të vlefshme të kontratës së lidhur me Shoqërinë e Certifikuar për zgjidhjen software-ike në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë fatura nëpërmjet zgjidhjes software-ike

2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT

1. Ofertuesi duhet të paraqesë:

a) Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike;

b) Deklaratë mbi konfliktin e interesit

2.1 Kapaciteti ekonomik dhe financiar:

1. Operatori Ekonomik duhet të paraqesë nje vërtetim nga autoriteti përgjegjës për xhiron vjetore të realizuar në 3 (tre) vitet e fundit ushtrimore (2018, 2019, 2020) vlera mesatare e së ciles duhet të jetë jo me e vogël se 40 % e fondit limit.

2. Operatori Ekonomik duhet të paraqesë Kopje të bilanceve të tri viteve të fundit ushtrimore (2018, 2019, 2020) të paraqitura pranë Autoritetit përkatëse Tatimor, të konfirmuara nga ky Autoritet, në të cilat duhet të rezultojë se nuk ka dalë me humbje të paktën në dy vite të njëpasnjëshme.

3. Vërtetim për shlyerjen e taksave vendore të parashikuara nga Pushteti Vendor për vitin 2021, ku të përfshihet kësti për periudhën përkatëse të maturuar sipas përcaktimeve të Ligjit Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, (i ndryshuar).

2.2 Kapaciteti teknik:

Përsa i përket aftësisë teknike e profesionale, Operatori Ekonomik duhet të përmbushë kërkesat si më poshtë:

1.Një punësim mesatar i të paktën 6 (gjashtë) ekspertë teknik, për periudhën Shkurt 2021  –  Maj 2021 të vërtetuar me:

a) Vërtetim të lëshuar nga Administrata Tatimore, ku të specifikohet numri i punonjësve për secilin muaj, per periudhen Shkurt 2021   –  Maj 2021.

b) Listpagesat e punonjesve te konfirmuara nga autoritetet perkatese sipas formatit qe kerkohet nga legjislacioni ne fuqi per periudhen Shkurt 2021 –  Maj 2021 shoqëruar me formularet e deklarimit te pagesave për sigurimet shoqërore dhe shendetesore.

· 2 (dy) ekspert në shkenca kompjuterike dhe informatikë
· 1 (një) programues  i bazës së të dhënave të detajuara kompjuterike
· 1 (një) ekspert marketingu

2.Operatorët ekonomik pjesëmarrës duhet te kenë të punësuar ekspert teknik të kualifikuar për kryerjen e shërbimeve të parashikuara, të vërtetuar me kontratë pune të vlefshme, diplomë universitare përkatëse, CV si dhe të figurojnë në listpagesat e shoqërisë për të paktën 3 (muajt) e fundit:

3.Operatori/ët ekonomik duhet të kenë në stafin e tyre personel të çertifikuar si dhe të figurojë në listëpagesat e shoqërisë për të paktën 3 (tre) muajt e fundit si:

  • Të paktën 1 (një) ekspert të çertifikuar për ngritjen e platformave analitike-softuerike për krijimin e të dhënave.
  • Të paktën 1 (një) specialist të çertifikuar CompTIA’s Network+ ose në CompTIA Security+ c.
  • Të paktën 2 (dy) ekspert teknologjie të çertifikuar me COBIT® 5 për qeverisjen dhe shërbimi e teknologjisë së internetit.
  • Të paktën 2 (dy) ekspert informatikan të çertifikuar ”Profesionist i Çertifikuar” (Microsoft/Windows).
  • Të paktën 1 (një) ekspert të çertifikuar për ”Menaxhimin Strategjik të Agjencive Rregullatore dhe Zbatuese” Ndërkombëtare.
  • Të paktën 1 (një) ekspert të çertifikuar per menaxhim e infrastrukturës të tipit server dhe cloud.
  • Të paktën 1 (një) punonjës i pajisur me diplomë/çertifikatë “Dizenjues Grafik”, si dhe të figurojë në listëpagesat e shoqërisë për të paktën 3 (tre) muajt e fundit.

4.Operatori ekonomik duhet të paraqesë çertifikatat si më poshtë:

a) Çertifikatën ISO 9001:2015 dhe ISO 27001:2013, të cilat duhet të jetë në të njëjtën fushë me kategorinë e shërbimeve që prokurohen si dhe të akredituar nga DPA ose nga Organizma Ndërkombëtarë Akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara.

Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim. 

Kriteret e Vlerësimit

  • eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
  • dokumentacioni ligjor i paraqitur
  • çmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 30 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik

Vlerësohet me 50 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur

Vlerësohet me 20 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim.

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqerive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.Dokumentacioni duhet të paraqitet origjinal ose kopje e noterizuar e tyre.

Këtë ftesë për negociata mund ta gjeni dhe në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën : www.akt.gov.al

Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.

Shpërndaje në: