test

Si të udhëtoni drejt Shqipërisë?

Ju mund të udhëtoni drejt Shqipërise me mjete të ndryshme transporti: në varësi të nevojave tuaja ose rrugës që dëshironi të bëni, mund të zgjidhni transportin më të përshtatshmen për ju.

How to Travel to Albania?

You can travel to Albania by various means of transport: depending on your needs or the route you wish to take, you can choose the most suitable transport for you.

Transporti ajror

Transportit ajror shqiptar është i fokusuar në Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar “Nënë Tereza” që ndodhet në Rinas, rreth 25 km në Veri – Perëndim të Tiranës. TIA (Tirana International Airport) menaxhohet dhe operohet nga Partneriteti Privat-Publik.

Për informacione të përditshme mbi fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” mund të klikoni në faqen zyrtare të TIA, në shqip dhe anglisht. 👉 https://www.tirana-airport.com/

Në territorin e Shqipërisë është ndërtuar edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, i cili ndodhet 5 kilometra jashtë qytetit verior të Kukësit. Nga qendra e Kukësit drejtohuni në jug në rrugën “Islam Spahiu”. Te “Sakata Cafe”, vazhdoni në rrugën SH31. Destinacioni aeroportual ndodhet në të djathtë. 

Aeroporti i Kukësit është aeroporti më i afërt me një nga qytetet kryesore të Kosovës, Prizrenin. Aeroporti i Kukësit ndodhet 48 km larg qytetit të Prizrenit. 

Për më shumë informacion në gjuhën shqipe dhe anglisht mbi udhëtimet ajrore nga ky aeroport logohuni në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit përmes linkut. 👉 https://www.kuiport.al/

Një nga prioritetet e transportit ajror është investimi për qëllime të brendshme e turistike. Ndërtimi i një Aeroporti në Jug të vendit me qëllim zhvillimin e transportit të brendshëm ajror si dhe zgjerimin e shërbimeve të transportit ajror ndërkombëtar, është një objektiv që mund të sjellë krijimin e një tregu konkurues me shërbime ajrore të liberalizuara.

Air Transport

Albanian air transport is focused on the only International Airport “Mother Teresa” located in Rinas, about 25 km northwest of Tirana. TIA (Tirana International Airport) is managed and operated by a Public-Private Partnership.

For daily information on flights from Tirana International Airport “Mother Teresa,” you can click on the official website of TIA, in Albanian and English. 👉 https://www.tirana-airport.com/

In the territory of Albania, there is also the Kukës International Airport, located 5 kilometers outside the northern city of Kukës. From the center of Kukës, head south on “Islam Spahiu” road. At “Sakata Cafe,” continue on SH31 road. The airport destination is on the right.

Kukës Airport is the closest airport to one of the main cities of Kosovo, Prizren. Kukës Airport is 48 km away from the city of Prizren.

For more information in Albanian and English on air travel from this airport, log on to the official website of Kukës International Airport through the link. 👉 https://www.kuiport.al/

One of the priorities of air transport is investment for domestic and tourist purposes. The construction of an Airport in the South of the country for the development of domestic air transport and the expansion of international air transport services is an objective that can lead to the creation of a competitive market with liberalized air services.

Transporti detar

Shqipëria, me rreth 440 km vijë bregdetare, ka kushte të favorshme natyrore dhe burime reale për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve, transportit, turizmit, peshkimit, me të gjitha vendet bregdetare të pellgut të Adriatikut dhe më gjerë.

Transporti detar dhe portet janë sektorët kryesorë jo vetëm të zhvillimit të sistemit të transportit, por dhe të zhvillimit ekonomik të vëndit, dhe në veçanti të industrisë së turizmit.

Transporti detar në Shqipëri realizohet në katër portet kryesore shqiptare, Autoriteti Portual Durrës, Porti Detar Vlorë, Porti Detar Shëngjinit, Porti Detar Sarandë si dhe portet e karburanteve Romano-Port, Petrolifera Port.

Porti i Durrësit:

Lidhet me portet italiane të Bari, Ancona dhe Trieste në Itali dhe Koper në Slloveni.

Telefoni: 00355/052222028, Web: http: //www.apdurres.com.al/, Dogana funksionon 24 orë në ditë.

Porti i Sarandës:

Udhëtimet ditore bëhen në ishullin grek të Korfuzit.

Telefoni: 00355/073222734, Web: http://portisarande.al/, Dogana vepron deri në orën 22.00

Porti i Vlorës:

Lidhet me portet italiane të Brindisit dhe Otrantos

Telefoni: 00 355/033 235 61, Web: http: //www.portivlore.com, Doganat operojnë deri në orën 22.00.

Porti i Shëngjinit:

Lidhet në portin italian të Barit.

Mobile: 00355692080556 Web: www.portofshengjin.al, Dogana funksionon deri në orën 22.00.

Maritime Transport

Albania, with about 440 km of coastline, has favorable natural conditions and real resources for the development of all activities, transport, tourism, fishing, with all the coastal countries of the Adriatic basin and beyond.

Maritime transport and ports are the main sectors not only of the development of the transport system but also of the country’s economic development, especially the tourism industry.

Maritime transport in Albania is carried out in four main Albanian ports, Durrës Port Authority, Vlorë Seaport, Shëngjin Seaport, Saranda Seaport, and the fuel ports Romano-Port, Petrolifera Port.

Port of Durrës:

Connected with the Italian ports of Bari, Ancona, and Trieste in Italy, and Koper in Slovenia.

Phone: 00355/052222028, Web: http://www.apdurres.com.al/, Customs operates 24 hours a day.

Port of Saranda:

Daily trips to the Greek island of Corfu.

Phone: 00355/073222734, Web: http://portisarande.al/, Customs operates until 22:00.

Port of Vlorë:

Connected with the Italian ports of Brindisi and Otranto.

Phone: 00 355/033 235 61, Web: http://www.portivlore.com, Customs operates until 22:00.

Port of Shëngjin:

Connected to the Italian port of Bari.

Mobile: 00355692080556 Web: www.portofshengjin.al, Customs operates until 22:00.

Transporti i rrjetit rrugor

Republika e Kosovës

Nga Kosova, rruga kryesore kalon kufirin pranë Qafë Morinës (Shqipëri) dhe lidh Prishtinën dhe Kukësin. Pikat e tjera të hyrjes janë Morinё (Tropojë me Gjakovën) dhe Qafë Prush (Hasi me Gjakovën). Dogana funksionon 24 orë.

Republika e Greqisë

Nga Greqia përmes Kapshticës në Korçë. Dogana funksionon 24 orë.

Nga Greqia përmes Kakavijës që çon në Gjirokastër. Dogana funksionon 24 orë.

Nga Greqia përmes Qafë Boti (Konispol) që çon në Filat. Dogana funksionon deri në orën 22.00.

Nga Greqia përmes Tre Urat, lidh Përmet me Konicën. Dogana funksionon deri në orën 22.00.

Republika e Malit të Zi

Nga Mali i Zi përmes Hani i Hotit, duke çuar në Shkodër dhe Liqenin e Shkodrës. Dogana funksionon deri në orën 22.00.

Nga Mali i Zi përmes Murriqanit Sukobina, që lidh Shkodrën me Ulqinin (Malin e Zi). Dogana funksionon deri në orën 22.00.

Republika e Maqedonisë së Veriut

Nga Maqedonia e Veriut përmes Qafë Thanës që çon në Pogradec, Librazhd dhe Elbasan. Dogana funksionon deri në orën 22.00.

Nga Maqedonia e Veriut përmes Tushemishtit në skajin juglindor të Liqenit të Ohrit, duke kaluar në Pogradec. Dogana funksionon deri në orën 22.00.

Nga Maqedonia e Veriut përmes Bllatës, duke kaluar në Peshkopi, Bulqiza dhe Burrel. Dogana funksionon deri në orën 22.00.

Nga Maqedonia e Veriut përmes Goricës, duke kaluar në brigjet veriore të liqenit të Prespës. Dogana funksionon deri në 19.00.

Për më shumë informacion lidhur me transportin e rrjetit rrugor në Republiken e Shqipërisë vizitoni faqen e internetit të Doganës.

Road Network Transport

Republic of Kosovo

From Kosovo, the main road crosses the border near Qafë Morina (Albania) and connects Pristina and Kukës. Other entry points are Morina (Tropoja with Gjakova) and Qafë Prush (Has with Gjakova). Customs operates 24 hours.

Republic of Greece

From Greece through Kapshticë to Korçë. Customs operates 24 hours.

From Greece through Kakavia leading to Gjirokastër. Customs operates 24 hours.

From Greece through Qafë Boti (Konispol) leading to Filiates. Customs operates until 22:00.

From Greece through Three Bridges, connecting Përmet with Konica. Customs operates until 22:00.

Republic of Monteneg

From Montenegro through Hani i Hotit, leading to Shkodra and Lake Shkodra. Customs operates until 22:00.

From Montenegro through Muriqan Sukobina, connecting Shkodra with Ulcinj (Montenegro). Customs operates until 22:00.

Republic of North Macedonia

From North Macedonia through Qafë Thana leading to Pogradec, Librazhd, and Elbasan. Customs operates until 22:00.

From North Macedonia through Tushemisht in the southeastern corner of Lake Ohrid, passing into Pogradec. Customs operates until 22:00.

From North Macedonia through Bllata, passing into Peshkopi, Bulqiza, and Burrel. Customs operates until 22:00.

From North Macedonia through Gorica, passing into the northern shores of Lake Prespa. Customs operates until 19:00.

For more information on the road network transport in the Republic of Albania, visit the website of Customs.

Shpërndaje
Shperndaje:
WEB agency Albania