I kthyer në traditë shumëvjeçare për qytetin e Shkodrës, Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve do të ngrejë siparin në sallën e Teatrit “Migjeni” më 30 – 1 Qershor për të festuar edicionin e 62 të tij.
Në këtë festival do të marrin pjesë fëmijë të talentuar në fushën e kantos, poetë, teksteshkrues e kompozitorë të mirënjohur nga Shqipëria dhe të gjitha trevat shqipfolëse në rajon.
Kjo garë këngësh pritet me shumë entuziasëm nga adhuruesit e muzikës së lehtë shqiptare dhe krijuesit e këngës shqip, këngëtarët e njohur, të cilët kanë dalë në dritë nga skena e këtij festivali mbarëkombëtar të këngës për fëmijë.
Me Aplikacionin TEA që jua sugjeron këtë festival si një event për gjithë familjen mund të zbuloni edhe atraksione të ndryshme të Shkodrës, si dhe shërbime të domosdoshme për qëndrimin tuaj në këtë qytetet.
Shkarko TEA: https://qrco.de/tea-albania