Njoftim Fituesi

ASLV shpk

Rr.“Tish Daija”, Kompleksi “Kika 2”, Godina 9, Njësia Nr. 10, Kati Përdhe

Z. Altin ALIZOTI

Tiranë

Bazuar në VKM nr. 768, datë 15.12.2021, “Për përcaktimin e llojeve të shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike, llojeve të shërbimeve të veçanta, për të cilat mund të rezervohet e drejta e pjesëmarrjes së organizatave në proçedurat e prokurimit publik, si dhe rregullave të detajuara për prokurimin e tyre” i ndryshuar , pranë ambienteve të AKT-së u zhvillua proçedura me objekt “Shërbim për organizim aktiviteti për prezantimin e aplikacionit TEA 2.0” me fond limit 1,500,000 (një milion e pesëqind mijë ) lekë pa Tvsh, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT). Në bazë të urdhrit të Titullarit të Institucionit datë 04.06.2024 “Për ngritjen e Komisionit të vlerësimit të ofertave”, Komisioni pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga subjekti pjesëmarrës hartoi procesverbalin për shqyrtimin e dokumentacionit nga ku rezultoi se:

Komisioni vendosi: Të rendisë të parin operatorin ekonomik ASLV shpk me NIPT: L31329009M me ofertë 1,460,600 (një milion e katërqind e gjashtëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekë pa TVSH.

Rrjedhimisht, jeni të lutur që të paraqiteni pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit me seli tek: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallati “Shallvare” Nr.12/A, Tiranë, për vazhdim të procedurave.

Shpërndaje në: