Manchester Evening News: Shqipëria mes destinacioneve të 2025

Ekspertët britanikë të udhëtimeve e rekomandojnë Shqipërinë ndër destinacionet kryesore të pushimeve për vitin 2025, përmes fluturime direkte nga Aeroporti i Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një artikull për të përditshmen britanike “Manchester Evening News”, ekspertja Caroline Phillips, thotë: “Për një periudhë kohe Shqipëria është quajtur “Kroacia e re” dhe sigurisht që ky vend i bukur mesdhetar ka një peizazh dhe vijë bregdetare mahnitëse dhe ushqim të shijshëm, por ka edhe hijeshinë e vet unike – për të mos përmendur që nuk ka turma të mëdha vizitorësh dhe çmimet janë më të ulëta!”

Ndërkohë eksperti Michael Edwards, shton: “Shqipëria duket se ka tërhequr interesin e turistëve në mbarë botën – falë bukurisë së saj natyrore, plazheve të pacënuara”.

Të dy ekspertët e “Explore Worldwide” shprehen se rezervimet për në Shqipëri janë rritur 68 përqind në gjashtë muajt e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku itineraret më të promovuara janë ecja dhe çiklizmi.

Lexoni më shumë: https://www.manchestereveningnews.co.uk/whats-on/whats-on-news/travel-experts-share-top-holiday-30790247

Shpërndaje në: