FTESË PËR NEGOCIATA

DREJTUAR: AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA/ORGANEVE TË MEDIAS VIZIVE

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të kryejë një fushatë për promovimin e Shqipërisë në vendet gjermanisht folëse: Gjermani, Austri, Zvicër, prezantimin dhe pozicionimin e Shqipërisë si qendër prodhimi për TV dhe Motion Picture, ndërtimin e një paneli TV për Shqipërinë, dhe mbështetjen për ndërtimin e peisazhit dixhital.

Në bazë të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, në mbështetje të VKM nr. 1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetimin nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore:, në mbështetje të Vendimit nr. 278 datë 12.05.2021, “ Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2021”miratuar për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për mbështetjen e Turizmit Shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare Post-Covid 19” dhe VKM nr.298 datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka planifikuar të zhvillojë procedurën “Fushata për promovimin e turizmit shqiptar në vendet gjermanisht folëse: Gjermania, Austria, Zvicra, prezantimin dhe pozicionimin e Shqipërisë si qendër prodhimi për TV dhe Motion Picture, ndërtimin e një panel TV për Shqipërinë, dhe mbështetje për ndërtimin e peisazhit dixhital”.

OBJEKTI

Përshkrimi i punës:                                                                  

  • Promovimi i Shqipërisë në vendet gjermanisht folëse: Gjermani, Austri, Zvicër:
  • prezantimi dhe pozicionimi i Shqipërisë si një qendër prodhimi për TV dhe Motion Picture,
  • ndërtimi i një paneli televiziv për Shqipërinë, dhe
  • mbështetje për ndërtimin e peisazhit dixhital.

Periudha e kësaj fushate: 12 muaj

Fondi limit i përcaktuar:fondi limit i procedurës së prokurimit është në vlerën: 77,634,000 (shtatëdhjetë e shtatë milion e gjashtëqind e tridhjetë e katër mijë)   lekë pa Tvsh.

Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar/agjencia e specializuar është më datë 03/09/2021, ora  11:00.

Konfirmimet për vazhdimin e negociatave: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jotransparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin: Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 03/09/2021, ora 11:00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqesni pranë Autoritetit tonë kontraktor:

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pallati Shallvaret A/12, Tiranë

Adresa e Internetit: www.akt.gov.al

Në emër të: Komisioni për ndjekjen e procedurave për :”Fushata për promovimin e turizmit shqiptar në vendet gjermanisht folëse: Gjermania, Austria, Zvicra, prezantimin dhe pozicionimin e Shqipërisë si qendër prodhimi për TV dhe Motion Picture, ndërtimin e një panel TV për Shqipërinë, dhe mbështetje për ndërtimin e peisazhit dixhital”.

Email: alina.starova@akt.gov.al

Gjuha për hartimin e ofertave është: Shqip ose një kopje e përkthyer dhe e noterizuar në rast të një operatori të huaj.

Termat e referencës :

1. Ndërtimi i një Fushate për Marrëdhëniet me Publikun për të promovuar Shqipërinë në vendet gjermanisht folëse: Gjermani, Austri, Zvicër.

a. Promovimi i Shqipërisë në median e shkruar (gazeta, revista prestigjioze gjermane) dhe media transmetuese gjermane.

b. Identifikimi i historive narrative rreth Shqipërisë (storytelling);

c. Kryerja e kërkimit mbi historitë lidhur me Shqipërinë aktuale dhe planet e saj të ardhshme.

Numri i ekspertëve: 3 ekspertë senior + 1 ekspert junior

Numri i muajve: 12

2. Prezantimi dhe pozicionimi i Shqipërisë si një qendër prodhimi për TV dhe Motion Picture.

a. Tryeza të rrumbullakëta në Gjermani, me prodhuesit gjermanë dhe politikanë dhe ekzekutivë shqiptarë ;

b. Udhëtim me Prodhuesit Ekzekutivë Gjerman në Shqipëri;

c. Ndërtimi i terrenit  në infrastrukturën aktuale të Shqipërisë për të mbështetur këtë qëllim;

d. Krijimi i strukturës për menaxhimin e fondeve per industrinë e filmit dhe televizionit shqiptar.

Numri i ekspertëve: 1 ekspert senior dhe 1 ekspert junior

Numri i muajve: 12

3. Ndërtimi i një paneli televiziv për Shqipërinë

a. Prezantim i ideve me drejtuesit e GFK (kompania pritëse e panelit televiziv gjerman);

b. Krijimi i një procesi (informim, ndjekje, etj) për realizimin e projektit, duke përfshirë mbështetjen në negociata, afatet kohore, buxhetimin, etj.

Numri i ekspertëve: 3 ekspertë senior dhe një ekspert junior

Numri i muajve: 12

4. Mbështetje për ndërtimin e promovimit dixhital

a. Intervistat me aktorët aktualë;

b. Prodhimi i një rasti studimor me sugjerime se si të shpejtohet procesi dhe si të mbështeten palët aktuale të interesit;

c. Përvojë gjithëpërfshirëse e menaxhimit të mediave sociale.

Numri i ekspertëve:1 ekspert senior dhe një ekspert junior

Numri i muajve: 12

 

Kapaciteti Teknik:

Eksperti Kryesor 1-Drejtues i Grupit të punës/ Ekspert i lartë i komunikimit, me përvojë mbi 15  vjeçare në Marrëdhëniet me Publikun, Publicitetin, Çështjet Publike, Komunikimin e Korporatave, Komunikimin me Konsumatorin, Mediat Sociale, Promovimin e Filmit dhe TV dhe të gjitha fushat e marketingut.

Eksperti Kryesor 2 – Prodhuesi / prodhuesi i filmit me përvojë mbi 10 vjeçare në prodhimin e filmave dhe serialeve, dokumentarëve dhe skenarëve,

Eksperti kryesor 3 – Menaxheri i medias me përvojë mbi 10 vjeçare në menaxhimin e kanaleve televizive, platformave, radiostacioneve, agjencive reklamuese, revistave ose platformave të paguara për shpërndarjen e përmbajtjes.

Eksperti kryesor 4 – Eksperti i zhvillimit të marketingut të turizmit me përvojë mbi 10 vjeçare në marketimin e destinacionit, në fusha të tilla si arsimi, produkti shëndetësor dhe i kujdesit shëndetësor, produkte luksoze, hotele dhe vendpushime Wellness dhe sporte.

Operatori / Ofertuesi mund të propozojë ekspertë të tjerë që i konsiderojnë të nevojshëm për përfundimin e shërbimeve.

INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE NË LIDHJE ME OPERATORIN EKONOMIK

 

1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Dokumentacion ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

1. Dokumentet që vërtetojnë se operatori / ofertuesi:

i. Është një kompani e regjistruar në vendin e tij të regjistrimit,

ii. Nuk është në proces falimentimi ose likuidimi.

iii. Qarkullimi mesatar vjetor për tre vitet e fundit jo më pak se 1,000,000 EUR.

2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT

2.1 Operatori / ofertuesi duhet të paraqesë:

Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike. (Shtojca 1)

Deklaratë mbi konfliktin e interesit (Shtojca 2)

2.2 Kapaciteti teknik:

a) Operatori / Ofertuesi duhet të vërtetojë eksperiencë të dokumentuar për vendet gjermanisht- folëse, në të gjitha fushat e kërkuara të SoW në pesë vitet e fundit.

b) Operatori / Ofertuesi duhet të deklarojë një listë të kontratave (të përfunduara dhe në vazhdim), duke specifikuar fushën e kontratës, datën dhe kohëzgjatjen.

c) Operatori / Ofertuesi duhet të deklarojë të paktën 1(një) kontratë në shërbime të ngjashme me vlerën e jo më pak se 40% të kontratës së buxhetuar.

d) Operatori / Ofertuesi duhet të deklarojë se ka përvojë në përdorimin e teknologjive të përparuara për përfundimin e shërbimeve (softuer, pajisje, mjete teknike)

Në cdo rast, autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga Operatori Ekonomik sa më sipër.

  • Për kontratën me institucionet shtetërore për përvojën e mëparshme duhet të paraqitet vërtetim realizimi i lëshuar nga institucioni përkatës me të cilin keni realizuar kontratën.
  • Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen fatura tatimore të shitjes ose vërtetim realizimi i lëshuar nga komapania private përkatëse.
  1. Formularin e Ofertës Ekonomike.
  2. Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike. (Shtojca 1)
  3. Deklaratë mbi konfliktin e interesit (Shtojca 2)
  4. Vërtetim banke (IBAN).

Të gjitha dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre të lëshuara jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e hapjes së tenderit. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Afati i realizimit të shërbimit do të jetë sipas kërkesave të autoritetit kontraktor duke filluar nga nënshkrimi i kontratës dhe sipas specifikimeve teknike ne Ftesën për Ofertë.

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr. 7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë 05.08.2008.

Kriteret e Vlerësimit

  • eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik
  • dokumentacioni ligjor i paraqitur
  • çmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias

Vlerësohet me 50 pikë eksperienca e mëparshme e operatorit ekonomik

Vlerësohet me 30 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur

Vlerësohet me 20 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.

 

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë/Euro, pa TVSH.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim.

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqerive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.

Këtë ftesë për negociata mund ta gjeni dhe në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën : www.akt.gov.al

Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.

Shtojca 1

DEKLARATË MBI PËRMBUSHJEN E SPECIFIKIMEVE TEKNIKE

Deklaratë e operatorit ekonomik pjesemarrës në procedurën e prokurimit që do të zhvillohet në datë_______________ nga Autoriteti Kontraktor ___________ me objekt ___________________me fond limit __________.

Unë i nënshkruari __________________me cilesinë ___________të operatorit ekonomik ___________________ deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se:

Përmbushim të gjitha specifikimet teknike të përcaktuara në dokumentat e tenderit dhe e vërtetojmë këtë me certifikata e dokumenta(nëse kërkohen nga autoriteti kontraktor), të dorëzuar bashkë me këtë deklaratë.

Data e dorëzimit të deklaratës _____________

Nënshkrimi i ofertuesit ______________

Vula ______________

 

 

 

 

Shtojca 2

 

DEKLARATË

Mbi konfliktin e interesave

 

Deklaratë e operatorit ekonomik pjesëmarrës në procedurën e prokurimit publik që do të zhvillohet në datë _________________ nga Autoriteti Kontraktor________________ me objekt ____________ me fond limit __________.

Konflikti i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejpërdrejtë ose të tërthortë që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.

 

Në zbatim të nenit 21 pika 1 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, kategoritë e zyrtarëve përcaktuar në Kreun III, Seksioni II, që iu ndalohet në mënyrë absolute të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga lidhja e kontratave me një palë një institucion publik janë:

–           Presidenti i Republikës, Kryeministri, zvkryeministri, ministrat, ose zvministrat,Deputetet, Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Gjyqtarët e Prokurorët  në nivelin e Gjykatës së Shkallës së Parë e në atë të Apelit, Avokati i Popullit, Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Anëtarët e Enteve Rregullatore, (Këshilli i Mbikqyrjes i Bankës së Shqipërisë, përfshirë Guvernatorin dhe Zv/Guvernatorin; të konkurrencës, telekomunikacionit; energjisë; furnizimit me ujë; të sigurimeve; letrave me vlerë; mediave), Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve qendrore si dhe çdo zyrtar tjetër, në çdo institucion publik, që është të paktën i barazvlefshëm për nga pozicioni me drejtorët e përgjithshëm, titullarët e institucioneve të administratës publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil.

Për zyrtarët e nivelit të mesëm drejtues sipas nenit 31, dhe për zyrtarët e parashikuar në nenin 32 të kreut të III, seksioni 2 të këtj ligji, ndalimi sipas pikës 1 të këtij neni, për shkak të interesave private të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave në fushën e territorit dhe të juridiksionit të institucionit, ku punon zyrtari. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë është një institucion i varësisë.

Kur zyrtari është në funksionin e kryetarit a të nënkryetarit të bashkisë, komunës ose të këshillit të qarkut, të anëtarit të këshillit përkatës ose është zyrtar i nivelit të lartë drejtues të një njësie të qeverisjes vendore, ndalimi për shkak të interesave privatë të zyrtarit, të përcaktuara në këtë pikë, zbatohet vetëm në lidhjen e kontratave, sipas rastit, me bashkinë, komunën ose këshillin e qarkut, ku zyrtari ushtron këto funksione. Ky ndalim zbatohet edhe kur palë në kontratë është një institucion publik, në varësi të kësaj njësie (neni 21 pika 2 e Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005).

Ndalimet e përcaktuara në nenin 21 pika 1, 2 të Ligjit Nr. 9367, datë 07.04.2005, me përjashtimet përkatëse, zbatohen në të njëjtën masë edhe për personat e lidhur me zyrtarin që në kuptim të këtij ligji janë bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi, fëmijë në moshë madhorë, prindërit e zyrtarit të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.

Unë i nënshkruari _____________________, me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik _______________deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

Në përputhje me to deklaroj se asnjë zyrtar i përcaktuar në Kreun III, Seksioni II te Ligjit Nr. 9367, datë 7.4.2005, dhe në këtë deklaratë, nuk zotëron interesa private në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me personin  juridik që unë përfaqësoj.

Data e dorëzimit të deklaratës  ________________

 

Emri,   Mbiemri,   Nënshkrimi 

____________________________

Vula

 

 

 

 

Shpërndaje në: