“Festa e të vjelave”
Festa tradicionale e Dibrës një vlerë e shtuar e turizmit kulturor.
Një atmosferë fantastike është krijuar në qytetin e Peshkopisë me “Festën e të Vjelave” në edicionin e 16-të të saj. Kjo festë u ndërthur mjaft bukur me performancat artistike-kulturore të grupeve pjesëmarrëse në “Oda dibrane.”
Në stendat e vendosura përgjatë bulevardit “Elez Isufi” u ekspozuan produktet më të mira dibrane “bio” si: mollët, arrat, gështenjat, rrushin, prodhimet e bulmetit, mjaltin, jufkat, gatimet tradicionale, punime artizanale, e shumë e shumë të tjera.
Dibra një destinacion turistik, ku turizmi gërshetohet me traditat, bukuritë natyrore të Korabit, kanionet e Drinit të Zi, vendlindjen e Skënderbeut dhe bashkë me to “Festa e të Vjelave”.
Shqipëri, ngjyra të reja në rrugëtimin tënd
Zbuloni ngjyrat e Shqipërisë
Zbuloni Shqipërinë
#pushonëshqipëri #promovoshqipërinë
Shqipëria është plot me vende magjike, e destinacione të reja për tu vizituar…
Atraksione turistike të #Dibër
#Dibër
#pushoshqip #udhetoshqip #destinacionetemia #rrugadrejtbukurise #zgjidhedhetishqiperine #fundjavat2021 #nendiellintone #promovoshqiperine #thesaretefshehura #turistnevendintim #beautifulalbania