Ekspozita “Lost in Generations” hapet në GAD, Korçë

Më 1 gusht 2025, në Galerinë e Artit Digjital në Korçë do të hapet ekspozita multimediale instalative “Lost in Generations” (LIG), një projekt që vjen si bashkëpunim i Satellite Zone dhe Galerisë së Artit Digjital në Korçë.

Ekspozita sjell përvoja dhe histori të vërteta njerëzore, duke u fokusuar në lidhjet, boshllëqet dhe kontradiktat mes brezave.

Ky projekt artistik është një thirrje për reflektim mbi marrëdhëniet ndërbreza dhe mënyrën sesi e shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Ekspozita do të jetë e hapur nga ora 18:00 dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Shpërndaje në: