Aplikacioni TEA – Kalendari Kombëtar i Eventeve të Turizmit, Traditës, Kulturës, Arteve e Sporteve, i cili verën e kaluar u shkarkua nga mijëra përdorues në vetëm pak kohë pas lançimit për herë të parë, ka rritur tashmë dimensionet e tij duke u shndërruar në një udhërrëfyes digjital të Shqipërisë Turistike.
Guida digjitale TEA vjen e përditësuar me një mori shërbimesh të reja, pranë vendit të eventit, të cilat do t’ia lehtësojnë rrugëtimin drejt zbulimit të destinacioneve turistike të Shqipërisë çdo turisti apo vizitori.
Me eventet e saj të shpërndara nga bregdeti në Alpe, nga qendrat e qyteteve në fshatra, nga sitet arkeologjike në sheshe, tashmë TEA tashmë do të orientojë edhe për çdo njësi shërbimi pranë vendqëndrimit apo vendndodhjes së eventit, si hotele, restorante, bare, agroturizma, atraksione turistike, site arkeologjike, operatorë turistikë, ATM, SPA, qendra shëndetësore, spitale, farmaci, apo vende të shërbimit dentar.
Aplikacioni TEA me zhvillimet e reja dhe ndërfaqen e saj në Web-in zyrtar të AKT-së, albania.al, është i aksesueshëm jo vetëm nëpërmjet telefonave, po edhe nga cilido që bën kërkime në internet, duke u shndërruar në një guidë të mirëfilltë turistike.
TEA 2.0 si një udhërrëfyes i vërtetë digjital përmes shkarkimit në telefon do të ofrojë edhe informacione të tjera të domosdoshme për çdo turist të huaj apo vizitor vendas, si parashikimin e motit, kontaktet e emergjencës civile, të policisë, të ambulancës, të zjarrfikësve, ambasadës apo konsullatës, këmbimin valutor, shërbimin e udhëtarëve e-transport, apo pikat dhe kontaktet e zyrave të informacionit turistik.
Këto zhvillime të reja brenda Aplikacionit TEA synojnë t’i shërbejnë eventeve dhe përmirësimit të përvojës turistike të çdo turisti të huaj apo vizitori vendas në çdo destinacion të Shqipërisë.
Guida TEA, e cila vjen si një paketë tanimë për vizitorët me evente, destinacione, shërbime utilitare, informuese na ndihmon edhe në mbledhjen e të dhënave të përdoruesve dhe krijimin e databazave, veçanërisht ato që i përkasin trafikut turistik të konsumatorëve, të cilat janë elementë kryesorë në industrinë e sotme të turizmit.
Përditësimi i TEA-s me këto të dhëna të reja do të na shërbejë për të orientuar strategjinë e politikave të turizmit si dhe për të tërhequr një numër të lartë vizitorësh; do të na japë mundësinë të njohim preferencat e përdoruesve për eventet më të pëlqyera, kategoritë dhe destinacionet turistike që ata përzgjedhin, duke na orientuar edhe ne drejt prodhimit të formateve të duhura të eventeve turistike dhe paketave më të plota turistike në tërësi.