Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, prezantoi TEA 3.0, që vjen me informacion të detajuar mbi plazhet publike dhe private në Shqipëri.
Përdoruesit e TEA-s, Guidës Digjitale 360˚ për turizmin në Shqipëri, tani mund të aksesojnë imazhet, përshkrimet dhe adresat e sakta të plazheve në të gjithë vijën bregdetare. Gjithashtu, ata mund të raportojnë shkeljet apo problematikat që hasin gjatë përvojës së tyre.
Ky zhvillim i ri i TEA-s, i bashkohet gamës së eventeve të turizmit kulturor, sporteve, traditës dhe shërbimeve utilitare të aplikacionit.
Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen https://events.albania.al/