Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi në faqet e saj zyrtare se gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1,7 milionë turistë të huaj, ose 59 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
“Mbi 1,7 milionë turistë të huaj na kanë vizituar gjatë 3 muajve të parë të 2024-ës. 734 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë muajit Mars i cili sapo shenjoi një standard të ri në shifra e duhet t’i përgjigjemi me të njëjtin standard në mikpritje“, njoftoi ministrja Kumbaro.
“Sfida e sotme e Shqipërisë”, nënvizoi zonja Kumbaro, “nuk janë numrat, por garantimi i standardeve, cilësisë dhe turizmi elitar”.