Fituesit e edicionit të parë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotove dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania”, të cilët përcollën magjinë e Shqipërisë Turistike, parë nga sytë e turistëve dhe vizitorëve të apasionuar, u kurorëzuan me çmime mbrëmjen e 12 Dhjetorit në një atmosferë festive në Pallatin e Brigadave.
Në mbrëmjen gala, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Zana Çela shprehu entuziazmin për arritjet e këtij konkursi në një kohë vetëm dhjetëditore dhe nënvizoi se: “Menduam që të nisim një udhëtim të ri, të promovojmë Shqipërinë turistike përmes tregimtarëve më autentikë, vetë vizitorëve. Sot do t’ju tregojmë një rrëfim të pafiltruar vizualisht të dokumentuar të Shqipërisë turistike. Bukuria e Shqipërisë është protagonistja e këtij rrëfimi magjepsës”, u shpreh zonja Çela.
Në fjalën përshëndetëse, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i vlerësoi pjesëmarrësit dhe fituesit e Konkursit “Wanderlust in Albania” si një agjenci digjitale marketingu dhe ambasadorë të vërtetë të promovimit të Shqipërisë Turistike.
“Jam përpjekur modestisht të promovoj në faqet e mia personale me emër e mbiemër të giithë ata të apasionuar pas fotografisë, që na e sollën aq bukur përmes objektivit të tyre Shqipërinë turistike, por pse të mos e bëjmë edhe institucionalisht, sepse të gjithë këta fotografë e videomaker, secili me punën e tyre krijuan një agjenci digjitale marketing, që promovoi Shqipërinë e bregdetit, të festivaleve verore, por po aq edhe si destinacion i vjeshtës me 547 mijë turistë gjatë nëntorit, si edhe ndër destinacionet e dimrit me tregjet më të bukura të Krishtlindjeve”, theksoi ministrja Kumbaro.
Gjatë mbrëmjes gala u shpallën 33 fituesit e fotografive dhe videove reel për 11 kategoritë e konkursit nga juria ndërkombëtare, si dhe dy fituesit e fotografisë më të pëlqyer dhe videos reel më të përzgjedhur të votuara nga publiku në faqen e facebook-ut të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Një nga çmimet prestigjioze të këtij konkursi ishte “Ambasador në Promovimin e Turizmit Shqiptar”, çmim i cili u dha për katër prej fotografëve të njohur shqiptarë, të cilët kanë përcjellë dhe zbuluar përmes objektivit të tyre magjinë turistike të Shqipërisë nga çdo cep i vendit tonë.
Ambasadorë të Turizmit Shqiptar u shpallën Fation Plaku, Albert Cmeta, Ardian Fezollari dhe Alket Islami.
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve të Konkursit “Wanderlust in Albania” u shoqërua me një atmosferë festive të denjë për fundvitin, ku kumbuan tingujt e muzikës dhe ritmeve tradicionale shqiptare nën interpretimin e spikatur e zërin brilant të Vikena Kamenicës.
Në vetëm dhjetë ditë aplikime, në edicionin e parë të Konkursit Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”, u mblodhën plot 6284 fotografi dhe 746 Video Reels nga Shqipëria Turistike; me një hartë gjeografike pjesëmarrjeje të 687 konkurrentëve nga 42 vende të botës, që nga kontinenti Australian, India, Japonia, Kina e deri në Europë.
Kjo ngjarje e veçantë, ku ishin të pranishëm drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, të medias, shoqatave të turizmit e hotelerisë, si edhe konkurentët fitues, vjen si ide për t’u shndërruar në një traditë të përvitshme dhe festuar bukurinë e krijimtarinë kushtuar Shqipërisë turistike.
Në vijim gjeni listën me fituesit e Konkursit të Parë Ndërkombëtar të Fotove dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” sipas kategorive.
Agroturizëm
Aldo Mustafa
Anxhi Celiku
Mirela Andoni (Reels)
Arkitekturë
Ergys Temali
Elvis Vrioni
Adelina Marku (Reels)
Artizanati
Mikaela Lala
Carolyn Perry
Thomas Hadinger (Reels)
Ekoturizmi
Bleron Çaka
Anxhi Çeliku
Thomas Hadinger (Reels)
Folklor
Ardian Fezollari
Naxhije Elezi
Bjori Thana (Reels)
Foto reportazh
Albert Cmeta
Zeni Alia
Sara Zekaj (Reels)
Monumente
Nikolay Shabarkov
Antonio Lombardi
Duli Kasmi (Reels)
Panoramike
Altin Serani
Dajana Reçi
Beatrice Chan (Reels)
Peizazhe
Fation Plaku
Bleron Çaka
Aldo Tare (Reels)
TEA
Idlir Abazaj
Ina Tepshi
Nurjana Mullai (Reels)
Turizmi sportiv
Alket Islami
Aida Dhefto
Altin Serani (Reels)
Fitues të çmimeve të publikut
Sualdo Dino (Fotografi)
Sara Zekaj (Reels)
Ambasadorë të promovimit të Turizmit Shqiptar
Fation Plaku
Ardian Fezollari
Albert Cmeta
Alket Islami