Shqipëria dhe Italia synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin e turizmit, përmes forcimit të partneritetit dypalësh dhe rritjes së promovimit të ofertës turistike të të dy vendeve.
Në kuadër të këtij angazhimi, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Jola Hysaj, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi mundësitë për forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe krijimin e hapësirave të reja të bashkëpunimit në fushën e turizmit.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të ofertës turistike, nxitjes së shkëmbimeve mes dy vendeve dhe thellimit të marrëdhënieve turistike Shqipëri-Itali.
Ky takim synon të shërbejë si një hap drejt identifikimit të mundësive të reja të bashkëpunimit, duke krijuar ura të mëtejshme lidhjeje mes dy vendeve dhe duke kontribuar në promovimin e potencialit turistik shqiptar në tregun italian.