Shqipëria prezantohet në “Philoxenia 2026”

Agjencia Kombëtare e Turizmit promovoi potencialet turistike të Shqipërisë në panairin ndërkombëtar “Philoxenia 2026”, që u zhvillua në Selanik të Greqisë.

Në këtë aktivitet, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, së bashku me Konsullen e Përgjithshme të Shqipërisë në Selanik, Erida Dobrushi, dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuci, prezantuan ofertën turistike të vendit, me fokus të veçantë në juglindje.

Pjesë e këtij promovimi ishin edhe bashkitë Korçë, Pogradec, Devoll, Pustec, Kolonjë dhe Maliq, të cilat prezantuan vlerat natyrore, kulturore dhe turistike të zonës, me synim rritjen e interesit të vizitorëve të huaj për Shqipërinë.

Facebook
LinkedIn
Email
X