Shqipëria drejt një modeli turizmi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës

Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe EEO – Center for Equity, Environment and Open Innovation kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me fokus zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri.Memorandumi u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, dhe Drejtorja Ekzekutive e EEO-së, Orsiola Kurti.

Ky bashkëpunim synon të nxisë inovacionin, përfshirjen e komuniteteve lokale dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme në sektorin e turizmit, duke kontribuar në zhvillimin e një modeli turistik më gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm.

Facebook
LinkedIn
Email
X