Shqipëria forcon promovimin e turizmit shëndetësor në tregjet ndërkombëtare

Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Spitali Amerikan kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për promovimin e Shqipërisë si një destinacion i integruar turistik dhe shëndetësor.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Jola Hysaj, dhe përfaqësuesi i Spitalit Amerikan, z. Islam Jasharllari.

Ky partneritet synon të rrisë vizibilitetin ndërkombëtar të Shqipërisë, të forcojë turizmin shëndetësor dhe të krijojë mundësi të reja për promovimin e vendit në tregjet globale.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet të ndërthuren potenciali turistik dhe shërbimet shëndetësore, duke kontribuar në prezantimin e Shqipërisë si një destinacion që ofron mundësi të integruara në këto dy fusha.

Facebook
LinkedIn
Email
X