Shqipëria dhe Greqia angazhohen për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, mirëpriti Presidenten e Organizatës Kombëtare Greke të Turizmit, Angeliki Varela, në stendën e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar PHILOXENIA 2026, që u zhvillua në Selanik.

Takimi, ku ishin të pranishme edhe Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik, Erida Dobrushi, dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuci, u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit.Gjatë takimit u diskutua për promovimin e ndërsjellë të potencialeve turistike, si dhe për rritjen e shkëmbimeve turistike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Facebook
LinkedIn
Email
X