TEA Awards 2026

Agjencia Kombëtare e Turizmit organizon edicionin e parë të TEA Awards 2026

Agjencia Kombëtare e Turizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, organizoi ceremoninë gala “TEA Awards 2026”, edicioni i parë i një eventi kushtuar vlerësimit të destinacioneve, eventeve, atraksioneve dhe aktorëve që kontribuojnë në promovimin e Shqipërisë turistike.

Mbrëmja shënoi jo vetëm ndarjen e çmimeve, por edhe celebrimin e transformimit të Shqipërisë në një destinacion modern turistik, ku kultura, teknologjia dhe mikpritja bashkohen në një platformë të vetme si TEA (Tourism Events of Albania). Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve, turizmit, medias, kulturës, diplomacisë dhe biznesit, u ndanë 35 çmime të para në kategori të ndryshme, duke vlerësuar destinacionet, eventet, atraksionet turistike, gastronominë, agroturizmin dhe mikpritjen që kanë kontribuar në promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në rajon dhe më gjerë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, së bashku me gazetarin Drini Zeqo, drejtuan ceremoninë gala, ku personalitete nga turizmi, media, kultura, diplomacia dhe biznesi akorduan 35 çmime kryesore, si dhe çmime për vendet e dyta dhe të treta në kategoritë përkatëse.

Gjatë ceremonisë, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se TEA Awards 2026 vjen për herë të parë si një iniciativë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit për të vlerësuar promotorët e Shqipërisë turistike, bazuar në të dhënat dhe matjet e aplikacionit TEA (Tourism Events of Albania), si pasqyrim i interesit dhe përvojës së vizitorëve vendas dhe të huaj. Sipas tij, çmimet evokojnë kalendarin e aktiviteteve, mikpritjes social-kulturore dhe ngjarjeve që nxisin vizitueshmëri, duke rritur audiencën dhe promovimin e markës shqiptare në të gjitha qarqet e vendit.

Fituesit e TEA Awards 2026

  1. City of Art Fest – Shkodër
  2. TEA’s Most Desirable Art Fest – Shkodër
  3. City of Authentic Experiences – Gjirokastër
  4. TEA’s Most Desirable Local Event – Korçë
  5. TEA’s Most Desirable Taste Fair – Sarandë
  6. TEA’s Most Desirable Folklore Tradition – Aulona Folk Festival
  7. City of Sports & Adventures – Vlorë
  8. TEA’s Most Desirable Sport & Adventure – Maratona Enkelana, Pogradec
  9. City of Theater – Fier
  10. TEA’s Most Desirable Theatre Show – Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest”
  11. City of Visual Arts – Durrës
  12. TEA’s Most Desirable Visual Art – “Rilindja Italiane”, GADK
  13. City of Festivals & Concerts – Shkodër
  14. TEA’s Most Desirable Festival & Concert – UNUM Festival
  15. TEA’s Bluest Color Award – Plazhi i Ksamilit
  16. TEA’s Hidden Gem Award – Kepi i Stillos dhe Ishulli i Tongos
  17. TEA’s Most Desirable Touristic Experience – Lumi i Vjosës
  18. TEA’s Most Desirable Cultural Attraction – Qendra Historike e Beratit
  19. TEA’s Agrotourism Award – Mrizi i Zanave
  20. TEA’s Gastronomy Award – Restoranti “Gegë & Toskë”
  21. TEA’s Experience Award – Melia Resort
  22. TEA’s Hospitality Award – Hotel Butrinti
  23. TEA All Senses Award – Tiranë
  24. Tirana’s Most Desirable Festival & Concert – Scorpions Coming Home
  25. Tirana’s Most Desirable Visual Art – Ekspozita Salvador Dalí
  26. Tirana’s Most Desirable Sport & Adventure – Maratona e Tiranës
  27. Tirana’s Hospitality Award – Rogner Hotel
  28. Tirana’s Agrotourism Award – Blerina Farm
  29. Tirana’s Gastronomy Award – Restorant Ceren Ismet Shehu
  30. Tirana’s Most Desirable Touristic Attraction – Kalaja e Tiranës

Çmimet për shtetet me numrin më të lartë të shkarkimeve të aplikacionit TEA

  1. TEA’s Most European Users – Itali
  2. TEA’s Most Balkan Users – Kosovë
  3. TEA’s Most American Users – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  4. TEA’s Most Asian Users – Kinë
  5. TEA’s Most Arab & Middle Eastern Users – Izrael

Gjatë kësaj mbrëmjeje prestigjioze u prezantuan edhe risitë më të fundit të aplikacionit TEA, duke përfshirë AI Trip Planner – itinerare inteligjente të personalizuara, mbështetjen në 12 gjuhë, Audio Guide dhe AR Experience – eksplorim interaktiv përmes realitetit të shtuar, duke dëshmuar qasjen moderne që Shqipëria po ndërton për promovimin e turizmit. Përmes teknologjisë, kulturës dhe përvojave autentike, TEA po kontribuon në komunikimin e historive, traditave dhe energjisë krijuese shqiptare me audienca gjithnjë e më të gjera ndërkombëtare.

TEA Awards 2026 shënoi një moment të rëndësishëm në vlerësimin e aktorëve dhe destinacioneve që po formësojnë të ardhmen e turizmit shqiptar, duke promovuar cilësinë, inovacionin dhe identitetin unik të vendit, si dhe duke forcuar më tej pozicionimin e Shqipërisë në hartën e destinacioneve turistike ndërkombëtare.

Facebook
LinkedIn
Email
X