Shqipëria prezanton potencialin turistik dhe Strategjinë e Turizmit 2030 në Zvicër

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, mori pjesë në eventin “Bumi i Turizmit në Shqipëri: Rritje, Qëndrueshmëri dhe Mundësi”, të zhvilluar në Universitetin e St. Gallenit, në Zvicër, ku në fokus ishte zhvillimi i turizmit shqiptar, Strategjia e Turizmit 2030 dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit.

Gjatë aktivitetit, së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, dhe Prof. Dr. Pietro Beritelli nga Universiteti i St. Gallenit, u theksua rëndësia e rritjes së cilësisë së shërbimeve turistike, ruajtjes së natyrës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe forcimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të ekspertizës ndërkombëtare.

Eventi u moderua nga Rinor Abazi dhe u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zvicër dhe Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e St. Gallenit.

Përmes këtij aktiviteti u krijua një hapësirë diskutimi mbi potencialin turistik të Shqipërisë, sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.

Facebook
LinkedIn
Email
X