Shqipëria synon forcimin e turizmit malor dhe sporteve dimërore

Promovimi i Shqipërisë si destinacion turistik gjatë gjithë vitit, me fokus të veçantë turizmin malor dhe sportet dimërore, është në qendër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi.

Ky bashkëpunim synon të promovojë potencialin e Shqipërisë për turizmin dimëror dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe turistike në zonat malore.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet të kontribuohet në diversifikimin e ofertës turistike dhe në promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës në çdo stinë të vitit.

Facebook
LinkedIn
Email
X