Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bashkojnë forcat për promovimin e Shqipërisë përmes sportit dhe zhvillimin e turizmit sportiv.
Drejtuesit e dy institucioneve, Jola Hysaj dhe Fidel Ylli, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, i cili synon të kthejë eventet sportive dhe olimpike në mundësi për promovimin e destinacioneve shqiptare dhe zhvillimin e turizmit sportiv, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Përmes kësaj marrëveshjeje, palët synojnë të ndërthurin potencialin e sportit me atë të turizmit, duke rritur vizibilitetin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe duke shfrytëzuar aktivitetet sportive si një mundësi për promovimin e saj.
Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në promovimin e turizmit sportiv dhe në prezantimin e Shqipërisë si një destinacion që ofron mundësi për organizimin dhe zhvillimin e eventeve sportive e olimpike.

