Shqiperia thyen parashikimet

Shqipëria afër parashikimeve për arritjen e 10 milion turistëve në vitin 2023 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin deklaroi se shifra e turistëve të huaj, që kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit është 9.53 milionë. 

Sipas ministres Kumbaro në krahasim me periudhën janar – nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33%. 

Të dhënat statistikore nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53%) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më pare, çka konfirmon, tha zonja Kumbaro, trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në dy panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid në fund të janarit dhe ITB-Berlin në muajin mars. 

Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 në panairin më të rëndësishëm të Turizmit, ITB – Berlin, me një program promovues njëvjeçar.

Shpërndaje në: