Shqipëria promovon vlerat autentike përmes gastrodiplomacisë

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Zana Çela, mori pjesë në hapjen e Albania’s Gastronomic Diplomacy Festival, që zhvillohet në Tiranë më 20-21 prill 2026, nën organizimin e Fondacioni ALBCHEF.

Në panelin hapës “The role of culture and experience in shaping tourism” u theksua roli i gastronomisë dhe kulturës si elemente kyçe në forcimin e identitetit turistik dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Znj. Çela nënvizoi rëndësinë e gastrodiplomacisë si një instrument strategjik për forcimin e pozicionimit të Shqipërisë si një destinacion autentik dhe konkurrues në rajon dhe më gjerë.

Ndër të tjera, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së u shpreh: “Shqipëria ka gjithçka për të qenë një histori suksesi afatgjatë në turizëm. Dhe detyra jonë është ta tregojmë këtë histori në mënyrën e duhur, me krenari, me vizion dhe me një qasje që e bën të kuptueshme dhe tërheqëse për botën. Autenticiteti është forca jonë – dhe sfida jonë është ta kthejmë atë në markën më të fortë të Shqipërisë, ndërsa teknologjia është zëri ynë dhe bashkë ato janë e ardhmja e turizmit shqiptar. Por, mbi të gjitha, ajo që besoj fort është se suksesi ynë afatgjatë do të vijë nga një ekuilibër i mençur.”

Facebook
LinkedIn
Email
X