Fluksi turistik, Janar 2024 – 30% më shumë turistë të huaj se në 2023

Fluksi i hyrjeve të turistëve të huaj në Shqipëri ka shënuar rritje të shifrave që në fillim të vitit 2024, pasi gjatë muajit janar vendin tonë e kanë vizituar 489,599 turistë të huaj, apo 30% më shumë se janari i vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në krye të listës renditen shtetasit e Kosovës, me 215 mijë vizitorë ose rreth 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ndjekur nga vizitorët italianë, të cilët kanë qenë 53 mijë ose 50,4% më shumë, ndërsa të tretët renditen vizitorët nga Mali të Zi me 52,662 hyrje ose +32,6% krahasuar me janarin e vitit të mëparshëm.
Po ashtu, ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me një vit më parë, renditen hyrjet nga Polonia me një rritje 411%, Rumania me mbi 120%, Spanja me rritje 104%, Anglia me 10,545 vizitorë apo 62% më shumë se janari i vitit të kaluar, Suedia me një rritje 73% e Franca me rreth 3 mijë vizitorë, apo 41,7% më shumë krahasuar me janarin e vitit 2023.
Më herët, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka deklaruar se viti 2024 do të jetë “guri i provës” dhe një sfidë e përgjegjësi e madhe për të përballuar me sukses flukset e shtuara turistike.

Shpërndaje në: