Njoftim për vend të lirë pune Specialist i Marketingut, Sektori i Marketingut, në Drejtorinë e Marketingut dhe Promocionit,kategoria IV-b.

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Emri :                          Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa:                        Bulevardi Gjergj Fishta, Pallatet Shallvare, A/12, Tiranë

E-mail:                        info@akt.gov.al

Faqja e Interneti:         www.akt.gov.al

Agjencia Kombëtare e Turizmit në mbështetje të statusit të institucionit miratuar me VKM-në Nr.20, datë 18.01.2023 “Për një ndryshim në Vendimin nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin  e Agjencisë  Kombëtare të Turizmit”, strukturës dhe organikës së institucionit miratuar me Urdhër të Kryeministrit nr.175, datë 09.12.2016, i ndryshuar, shpall një vend vakant për pozicionin e punës Specialist i Marketingut, Sektori i Marketingut, në Drejtorinë e Marketingut dhe Promocionit, kategoria IV-b.

  • Përshkrimi i përgjithësuar i punës
  1. Zbaton Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit si dhe Strategjinë Kombëtare të Marketingut në Sektorin e Turizmit.
  2. Përgatit dhe organizon pjesëmarrjen në panairet kombëtare dhe ndërkombëtare (logjistika, përmbajtja, stafi pjesëmarrës, materialet).
  3. Kontakton me subjektet pjesëmarrëse në panairet ndërkombëtare, me institucionet e tjera publike dhe të qeverisë vendore, si dhe bashkërendon punën për eventet dhe konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. Ndjek procedurat e regjistrimit të subjekteve pjesëmarrës në konferenca apo panaire kombëtare dhe ndërkombëtare, për paraqitje sa më dinjitoze të AKT-së.
  5. Monitoron subjektet pjesëmarrëse në panaire.
  6. Përgatit raportin mbi çdo panair dhe aktivitetet ku AKT merr pjesë.
  7. Ndjek kontaktet e krijuara me qëllim promovimin e turizmit.

Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta, Shkenca Ekonomike, Dega Marketing

Lloji i përvojës së punës: Mbi 2 vjet eksperiencë pune në profesion.

Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dorëzojnë pranë AKT-së, deri në datë 06.03.2023 ora 1100, kërkesën shoqëruar me dokumentat  si më poshtë:

  1. Diplomë e përfundimit të shkollës dhe listë notash të noterizuara.
  2. Fotokopje e dokumentit të identitetit.
  3. Curriculum vitae.
  4. Vërtetim i gjendjes shëndetësore.
  5. Dëshmi e gjëndjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti)
  6. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore.
  7. Fotokopje e Librezës së Punës( (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
  • Fusha e njohurive
  1. Njohuri mbi Ligjin nr.93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar.
  2. VKM-në nr.298, datë 20.04.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë  Kombëtare të Turizmit”, i ndryshuar.
  3. Ligji nr.9125 datë 29.07.2003 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”
  4. Njohuri mbi Ligjin nr.44/2015, “Kodi i procedurave të Republikës së Shqipërisë”.

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se në datë 13.03.2023 ora 1100 pranë institucionit të AKT-së do të zhvillohet intervista për vendin vakant Specialist i Marketingut, Sektori i Marketingut, në Drejtorinë e Marketingut dhe Promocionit.

 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në AKT, do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të AKT-së.

Share