test

Zana Çela

Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Zana Çela ka studiuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës, si edhe ka kryer specializime të ndryshme ndërkombëtare në Paris, Bruksel, etj. Me një përvojë 30 – vjeçare në menaxhimin e produksioneve në fushat e kulturës, artit, medias dhe turizmit kulturor, znj. Çela është autore e dhjetëra projekteve artistike në televizionet kombëtare si RTSH, Klan, Top Channel; në Teatrin e Operas e Baletit, si dhe projekte të tjera artistike e novatore në mjedise të hapura, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Greqi, në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e vende të tjera.

Përvoja e saj në fushat e menaxhimit dhe planifikimit të artit përfshin edhe veprimtarinë në krye të institucioneve publike kulturore dhe mediatike, si Drejtoreshë e Teatrit të Operas e Baletit, drejtuese e televizioneve kombëtare, gazetare, producente, menaxhere e projekteve IPA të Bashkimit Evropian për trashëgiminë kulturore dhe aktiviste e shoqërisë civile.

Arritjet kryesore të znj. Çela përfshijnë, produksione kombëtare dhe ndërkombëtare të standarteve më të larta, promovimin e talenteve të reja, transformimin e institucioneve të kulturës e medias në institucione efektive dhe produktive, krijimin e partneriteteve me subjekte private e publike, institucione qendrore e lokale, partneritete ndërkombëtare, etj.

Zana Çela ka përfaqësuar vendin në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare, panele vlerësimi, etj. Ajo ka qenë anëtare e forumeve drejtuese të organizatave ndërkombëtare të kulturës dhe artit, si Opera Europa, festivale ndërkombëtare, etj. Formimi profesional dhe drejtues, si dhe shumë vite të ekspozimit ndaj menaxhimit të kulturës dhe artit e kanë bërë znj. Zana Çela njeriun e duhur për të drejtuar Agjencinë Kombëtare të Turizmit, dhe agjendën kombëtare të turizmit kulturor.

Zana Çela

General Director of the National Tourism Agency

Zana Çela studied at the Faculty of History and Philology at the University of Tirana and has completed various international specializations in Paris, Brussels, etc. With 30 years of experience in managing productions in the fields of culture, art, media, and cultural tourism, Ms. Çela is the author of dozens of artistic projects on national televisions such as RTSH, Klan, Top Channel; at the Opera and Ballet Theater, as well as other innovative artistic projects in open environments, in Albania, Italy, Germany, Greece, Montenegro, Kosovo, North Macedonia, and other countries.

The experience in the fields of its management and the art project also has activities at the head of the political and media director, such as the Ballet Opera Theater, national television directors, journalist producer, manager of IPA projects of the European Union cultural and activist of civil society.

Ms. Çela’s key achievements include national and international productions of the highest standards, promoting new talents, transforming cultural and media institutions into effective and productive ones, creating partnerships with private and public entities, central and local institutions, international partnerships, etc.

Zana Çela has represented the country in important international activities, evaluation panels, etc. She has been a member of leading forums of international cultural and art organizations, such as Opera Europa, international festivals, etc. Her professional and leadership training, along with many years of exposure to the management of culture and art, have made Ms. Zana Çela the right person to lead the National Tourism Agency and the national agenda for cultural tourism.

Shpërndaje
Shperndaje: