Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Zana Çela dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato zhvilluan sot një takim mbi shkëmbimin e ideve dhe perspektivave për zhvillimin dhe promovimin e turizmit.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, e prezantoi Ambasadorin me një panoramë të arritjeve të vitit 2024 në promovimin Shqipërisë turistike.
“Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin e përbashkët për të nxitur rritjen e qëndrueshme në këtë sektor jetik dhe shpresoj për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen”, u shpreh Znj.Çela.
Ambasadori i BE-së Gonzato mirëpriti një projekt bashkëpunimi të paraqitur nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Znj. Çela, në kuadër të promovimit të turizmit shqiptar në mbarë Evropën.
Në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Turizmit, Ambasadori Gonzato shfaqi interes lidhur me ndryshimet që do të ketë Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe konkretisht mbi procedurat e saj të funksionimit që parashikohen në strategji.
Biseda u përqëndrua edhe tek pritshmëritë dhe pararaqitja e Shqipërisë në Parairin e Turizmit më të madh në botë – ITB Berlin 2025, ku Shqipëria për herë të parë mban rolin e rëndësishëm si “vend i nderit”.