Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia Kombëtare e Turizmit, znj. Zana Çela, nënshkroi së bashku me znj. Laura Plaku, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, një Memorandum Mirëkuptimi për promovimin dhe lehtësimin e investimeve në sektorin e turizmit në Shqipëri.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve angazhohen të forcojnë koordinimin institucional për tërheqjen e investimeve vendase dhe të huaja, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe në rritjen e potencialit ekonomik të vendit.
Gjithashtu, së bashku me znj. Iris Canaj, u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Agjencia e Industrive Kreative, me synim zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e turizmit dhe industrive kreative.
Kjo marrëveshje synon të nxisë inovacionin, promovimin e vlerave kulturore dhe krijimin e një identiteti kombëtar të qëndrueshëm, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion konkurrues dhe autentik në rajon dhe më gjerë.





