Turizmi kulturor në Shqipëri

Turizmi kulturor, ndër më të preferuarit për turistët në Shqipëri
Fillimet e arteve pamore nisin që në periudhat antike.
Nëpërmjet zbulimeve arkeologjike janë zbuluar me qindra terakota, ornamente metalike që i përkisnin fiseve ilire.
Për tu përmendur janë shkollat e Apolonisë dhe të Durrësit të lashtë.
Ndër objektet më të shquara të kësaj periudhe, të cilat janë interesante për tu vizituar janë koka e Deas (Hyjnesha e Butrintit), koka në mermer e Artemisit në Apoloni, mozaikët e Butrintit, mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”, statujat e Apolonisë etj.

Në periudhat bizantine dhe post – bizantine janë për tu përmendur afresket murore që gjenden në kishën e Rubikut (1272).
Në shekullin e 16 -të janë për tu përmendur afresket e Onufrit dhe në vitin 1986 u hap në Berat muzeu me punimet e këtij ikonografi të shquar.
Në shekujt e 18 -të janë për tu përmendur punimet e ikonografëve të shquar Kostandin Shpatarakut dhe David Selenicasit. Punimet e tyre gjenden në Ardenicë, Voskopojë, në kishat e Selcanit dhe Veleshit në zonën e Shpatit, në Korçë etj.

Për vizitorët dhe turistët paraqet mjaft interes “Muzeu i Artit Mesjetar” që gjendet në Korçë.
Gjatë periudhës së rilindjes dhe pavarësisë në artin dhe kulturën shqiptare janë për tu përmendur personalitete të tilla si piktorët Kolë Idromeno (1860 – 1939), Andrea Kushi (1884 – 1959), Spiro Xega (1863 – 1953), Vangjush Mio (1891 – 1957), në skulpturë Odise Paksali (1903 – 1985), në muzikë Tefta Tashko Koço etj.
Për turistët Shqipëria ofron disa muzeume dhe galeri me interes kulturor siç janë: Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia Muze e Vangjush Mios, Galeria Kombëtare e Arteve Figurative në Tiranë, Galeria “Eduard Lir” në Berat, Galeria “Guri Madhi” në Korçë, etj.

Shqipëria është plot me vende magjike, e destinacione të reja për tu vizituar…⏳
Zbuloni Shqipërinë 📍
#VisitAlbania✈️
#AlbaniaGoYourOwnWay
#SmileAlbania😀🇦🇱

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: