Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë për numrin e turistëve në raport me popullsinë.

Shqipëria renditet e 6-ta në botë, me 4.83 turistë ndërkombëtarë për çdo banor, sipas një analize të publikuar nga Voronoi, platforma e Visual Capitalist e specializuar në vizualizimin dhe analizën e të dhënave.

Studimi bazohet në të dhënat më të fundit të UN Tourism, të kombinuara me statistikat e popullsisë nga Banka Botërore, dhe tregon se Shqipëria është tashmë mes vendeve ku numri i vizitorëve tejkalon ndjeshëm numrin e banorëve.

Ky rezultat pasqyron rritjen e jashtëzakonshme të turizmit shqiptar në vitet e fundit. Nga një destinacion pak i njohur, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë, falë vijës bregdetare, trashëgimisë kulturore, peizazheve natyrore dhe interesit në rritje nga vizitorët ndërkombëtarë.

Ky zhvillim e vendos turizmin si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare dhe konfirmon pozicionimin e vendit në hartën globale të turizmit.

Facebook
LinkedIn
Email
X