”Autenticiteti dhe zhvillimi i turizmit digjital do të sigurojnë qëndrueshmërinë e turizmit edhe në vitet e ardhshme.”
Kështu u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Zana Çela, në panelin “Roli i Diasporës në zhvillimin e turizmit”, gjatë ditës së dytë të Samitit të IV të Diasporës në Tiranë me datë 15 prill 2026.
Znj. Çela theksoi se Shqipëria po përjeton aktualisht një moment shumë të rëndësishëm në zhvillimin e saj turistik. Shqipëria ka gjithçka për të qenë një histori suksesi afatgjatë në turizëm. Detyra jonë është ta tregojmë këtë histori në mënyrën e duhur – me krenari, me vizion dhe me një qasje që e bën të kuptueshme dhe tërheqëse për botën. Ajo nënvizoi se Agjencia Kombëtare e Turizmit ka luajtur një rol kyç në promovimin e vendit tonë në botë, duke u fokusuar në autenticitetin e Shqipërisë, si dhe përmes një pakete të integruar promovimi, që përfshin elementë tradicionalë ashtu edhe digjitalë.
Në këtë kuadër, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së e cilësoi aplikacionin TEA si një “koncentrat dinamik” të ofertës turistike shqiptare, të kondensuar në një aplikacion të vetëm.
Shqipëria, u shpreh Çela, ka gjithçka për të qenë një histori suksesi afatgjatë në turizëm. Detyra jonë është ta tregojmë këtë histori në mënyrën e duhur – me krenari, me vizion dhe me një qasje që e bën të kuptueshme dhe tërheqëse për botën.
Në video mund të ndiqni të plotë fjalën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në panelin “Roli i diasporës shqiptare në zhvillimin e turizmit”, në samitin e IV të Diasporës në Tiranë.













