Time Out: Tirana, destinacioni më i lirë evropian i 2025

Media britanike “Time Out” e rendit kryeqytetin e Shqipërisë si destinacionin më të lirë dhe më të mirë për t’u eksploruar në Evropë këtë vit.

“Për ata që kërkojnë një pushim me buxhet ekonomik, por plot kulturë, histori dhe argëtim, Tirana nuk duhet lënë pa u vizituar. Me histori unike si BunkArt 1, arti urban që gjallëron qytetin, restorante e bare fantastike, Tirana i ka të gjitha!”, shkruan “Time Out”.

Sipas medias britanike gjatë dy viteve të fundit, vija e bukur bregdetare e Shqipërisë shihet si një alternativë më e lirë buxhetore ndaj Greqisë, Spanjës dhe Italisë.

 

Lexo më shumë: https://www.timeout.com/europe/things-to-do/best-cheapest-cities-to-visit-in-europe-on-a-budget

Shpërndaje në: