Promovimi turistik mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Ngjashmëritë kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit mund të luajnë një rol kyç në rritjen e shkëmbimit të vizitorëve. Me këtë qëllim, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Zana Çela zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, Sh.T.Z Anar Hüseynov.

Ambasadori shprehu vlerësimin e tij mbi perspektivën e shumë të mirë që Shqipëria ka mbi turizmin dhe për punën e realizuar për promovimin e tij. Po ashtu, Ambasadori Hüseynov theksoi suksesin e arritur për prezantimin së shpejti të Shqipërisë si vend i nderit në Panairin ITB Berlin.

Duke biseduar për rritjen e bashkëpunimit në ndërlidhjen turistike midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, Ambasadori Hüseynov u shpreh: “Dëshirojmë që Shqipëria të jetë destinacioni i ri për turistët nga Axerbajxhani. Po ashtu, vizitorët shqiptarë mund të jenë tërhequr nga çfarë ofron Azerbajxhani”.

Drejtoresha e AKT e njohu Ambasadorin me punën, angazhimin dhe rolin që ka Agjencia Kombëtare e Turizmit në promovimin e imazhit të Shqipërisë turistike.

Në takim u bisedua mbi propozime konkrete për promovimin dhe zhvillimin e turizmit në të dyja vendet.

 

 

Shpërndaje në: