Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Turizmit, që synon të orientojë politikat e zhvillimit të turizmit nga viti 2024 deri në vitin 2030. Aspekt vendimtar i këtij procesi të hapur dhe transparent, është shqyrtimi i pikëpamjeve, bindjeve dhe pritshmërive të sektorit publik, atij privat dhe shoqërisë në lidhje me rritjen e vazhdueshme të turizmit, ndikimin në ekonomi dhe mirëqenien e përgjithshme.
Për këtë arsye, MTM fton të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre duke u bërë pjesë e sondazheve përkatëse, sipas grupeve të mëposhtme.
Për të plotësuar pyetësorin, nevojiten vetëm 15 minuta dhe përgjigjet janë tërësisht konfidenciale.
Pyetësori për sektorin publik: https://www.1ka.si/a/7984ce28
Pyetësori për sektorin privat: https://www.1ka.si/a/211eda49
Pyetësori për publikun e gjerë: https://www.1ka.si/a/f9eb7b53
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson kontributin dhe kohën tuaj në këtë proces!