Konferenca Ndërkombëtare “Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore – Shtigje të Reja Zhvillimi”: Fjalimi i Drejtoreshës së Përgjithshme të AKT-së, Zana Çela

Zhvillimi i turizmit në Evropën Qendrore dhe Juglindore ishte në fokus të Konferencës së mbajtur më 27 shtator 2024 në Tiranë që u organizua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në kuadër të Presidencës Shqiptare të Iniciativës Qendrore Evropiane (CEI) dhe Presidencës së Tiranës të Procesit të Bashkëpunimit në Juglindje të Evropës (SEECP).

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela mbajti fjalën hapëse të konferencës, ku u përqendrua tek nevoja për të përmirësuar praktikat rajonale të turizmit dhe promovimi i rritjes së qendrueshme përmes edukimit dhe futjes së koncepteve inovatore në turizëm.

Në vijim, gjeni të plotë fjalimin e Znj. Zana Çela, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. 

”E nderuara zonja Ministre e Turizmit dhe Mjedisit,

Të nderuar përfaqësues të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore dhe Es-I.I.-Si.Pi

Të nderuar kolegë të institucioneve homologe,

Në emër të Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Turizmit, ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë në Tiranë dhe mirëseardhje në Shqipëri, një vend që tashmë është një destinacion kryesor turistik në këtë rajon. Kam privilegjin të them disa fjalë hyrëse si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Komëtare të Turizmit.

Ne po jetojmë në një rajon aktualisht me dy luftëra pas derës. Por jemi dëshmitarë se qytetarët tanë, qytetarët e rajonit tonë, në të njëjtën kohë po e jetojnë jetën e tyre të përditshme në mënyrë shumë aktive. Njerëzit udhëtojnë, lëvizin, shkojnë me pushime dhe bëjnë turizëm.

Mënyra se si jetojnë njerëzit i ka shtyrë qeveritë tona të rishikojnë rregullisht politikat e tyre, ta bëjnë lëvizjen e qytetarëve më të lehtë, më të lirë dhe më të shpejtë dhe të mbështesin këtë industri në të gjitha dimensionet e saj.

***

Zonja dhe zotërinj,

Qeveria shqiptare do të shfrytëzojë rastin e kësaj konference sot, dhe në përgjithësi të presidencës së Iniciativës së Europës Qendrore, CEI-t dhe të Es-I.I.-Si.Pi-së për të bërë përpjekje më të mëdha për të arritur që të tërheqim sëbashku turistë drejt të destinacioneve turistike në rajonin e CEI-t, rajonin e Iniciativës së Evropës Qendrore dhe Evropës Jug-Lindore. Promovimi i ofertave të ndryshme turistike përtej turizmit tipik bregdetar dhe malor, por duke përfshirë edhe degë të reja, si: turizmi kulturor, agroturizmi, turizmi mjekësor, etj. do ta vendosnin rajonin tonë të CEI-t në një pozicion më të favorshëm si një destinacion turistik.

Megjithatë, për të rritur dhe zhvilluar turizmin në vendet tona, kërkohet të bëjmë më shumë. Sepse zotërimi i potencialeve turistike nuk mund të jetë garancia jonë e vetme për sukses. Ne duhet të synojmë të riformësojmë jo vetëm sektorin e turizmit, por të gjithë zinxhirin e vlerave në sektorë të tjerë të ekonomisë të lidhur me turizmin.

Duhet të gjejmë rrugë të reja për të promovuar destinacionet tona, duhet të jemi inovativë. Nuk mjafton që të kemi thjesht një vision të qartë, por duhet të ndryshojmë shumë praktika dhe të fuqizojmë kapacitetet tona operacionale për të futur metoda dhe praktika të reja. Na duhen më shumë resurse, stafe të përgatitura, dhe kapacitete të tjera për të krijuar më shumë impakt në fushën e turizmit.

Kjo konferencë dhe diskutimet e specializuara në të tre panelet gjatë ditës, na japin një mundësi për të gjeneruar ide dhe propozime sesi mund ta kthejmë rajonin tonë të CEI-it dhe Es.I.I.Si.Pi– së një atraksion unitar nëpërmjet ofertave të kombinuara me efekt në të gjithë  rajonin. Kjo do të nxiste më shumë interesin e turistëve për shkak të karakterit komplementar dhe të harmonizuar të vlerave që përmban ky rajon, ashtu edhe të komoditetit që mund të ofronte për turistët një paketë gjithpërfshirëse rajonale. Por, kjo kërkon jo vetëm bashkëpunimin tonë si institucione qeveritare të vendeve të rajonit, por edhe një angazhim të përbashkët publik-privat dhe komunitar, për ta bërë realitet diçka të tillë”.

E organizuar në tre panele diskutimi, Konferenca “Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore – Shtigje të Reja Zhvillimi” solli shembuj të sfidave dhe të praktikave të mira, në kuadër të shkëmbimit të përvojave mes përfaqësuesëve të sektorit të turizmit rajonal. 

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit vijoi fjalën e saj si në vazhdim:

”Sot do të diskutojmë në tre panele te ndara që përfaqësojnë shtyllat e synimit strategjik të zhvillimit të turizmit në të gjithë rajonin CEI.

Në këtë moment do të doja të nënvizoja disa mendime të cilat që të tre panelet mund t’i marrin në konsideratë gjatë diskutimeve të tyre të specializuara, dhe të përpiqen të gjenerojnë rezultate të rëndësishme për punën tonë të ardhshme.

Paneli i Parë

Promovimi efektiv i turizmit kërkon kreativitet dhe inovacion për të tërhequr vëmendjen e turistëve potencialë në një treg konkurrues në rritje. Ne mund të kerkojme menyra dhe mjete të reja për të promovuar turizmin, si:

  • Fushata marketingu dixhital. Ne mund të përdorim reklamat në internet përmes platformave të mediave sociale, reklamave në Google dhe partneritete me ndikim për të arritur ne grupe demografike specifike të popullsisë. Krijimi i nje përmbajtje që shfaq veçoritë unike të destinacioneve rajonale do te arrije të tërheqë turistë te mundshem.
  • Përvojat e realitetit virtual. Ne mund të krijojmë përvoja virtuale që i lejojnë turistët potencialë të eksplorojnë destinacionet turistike përpara se ti vizitojnë. Ne gjithashtu mund të krijojmë media sociale tërheqëse te cilat inkurajojnë përdoruesit qe të ndajnë me publikun përvojat e tyre të udhëtimit dhe ti prezantojnë destinacionet në rrjetet e tyre. Kjo mund t’i ndihmojë te tjeret qe të imagjinojnë përvojën e tyre te ardhshme, dhe të marrin vendime të informuara për te udhëtuar.
  • Te krijojme përmbajtje interaktive. Te nxisim profile interaktive te destinacioneve që mund te angazhojnë publikun të zbuloje rekomandime udhëtimi të përshtatura sipas interesave te tyre, si kulinarie, sportet e aventures apo interesa per vende historike.
  • Përmbajtje e krijuar nga vete turistet. Te inkurajojme udhëtarët të ndajnë përvojat dhe emocionet e tyre përmes fotove dhe video reels në mediat sociale. Te promovojme e nxisim kete menyre romovimi me kontent autentik te krijuar nga vete turistet dhe te shperndare nga vete ata ne rrjetet sociale.
  • Marketing me influencer. Te bashkëpunojme me influencerat e udhëtimeve ose blogerët që rezonojnë me audiencën qe ne synojme për të promovuar destinacionet tona dhe përvojat e vizitoreve. Rekomandimet e tyre mund të arrijnë një audiencë të madhe dhe të frymëzojnë udhëtimet e me shume njerezve.
  • Partneritete krijuese. Partneritet me bizneset lokale, hotelet, restorantet dhe sitet turistike për të krijuar paketa që u ofrojnë udhëtarëve një përvojë më të plotë. Promovimet e përbashkëta mund të zgjerojnë shtrirjen e publikut dhe të ofrojnë më shumë vlerë për turistët.
  • Storytelling dhe përmbajtja e marketingut. Te krijohen tregime emocionale për historinë, kulturën dhe hijeshitë e fshehura të Blogjet, podkastet dhe videot mund t’i ndajnë këto histori dhe të krijojnë një lidhje më të thellë emocionale me vizitoret e ardheshem.
  • Aplikacionet ne celular. Te zhvillojme aplikacione miqësore për përdoruesit që ofrojnë informacione për udhëtimet, destinacionet dhe sitet kulturore, evente kulturore dhe sportive, itineraret dhe këshilla lokale, hartat offline, dhe opsionet e rezervimit per te permiresuar përvojën e udhëtareve.
  • Programet e angazhimit lokal. Te gjejme menyra qe te inkurajohen banorët të tregojnë atë që e bën destinacionin e tyre të veçantë. Inkurajimi i vendasve për t’u angazhuar me turistët mund të krijojë një përvojë më të personalizuar. Duke kombinuar këto strategji inovative e promovuese, destinacionet mund të rrisin vizibilitetin, dhe të angazhojnë vizitorë të mundshëm. Përshtatja me tendencat dhe preferencat aktuale në tregun e udhëtimeve do të sigurojë që përpjekjet promovuese të mbeten efektive dhe të rezonojnë me audiencën e synuar.

Paneli i Dytë

Arsimimi turistik është kyç për përmirësimin e shërbimeve në industrinë e turizmit. Duke trajnuar individë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme, arsimimi turistik mund të ndikoje ne cilësi më të mirë të shërbimit, dhe turizmin e qëndrueshem. Ku mund të fokusohemi gjatë diskutimeve tona në kete panel mbi arsimimin turistik:

  • Zhvillimi i aftësive. Programet arsimore mund të mësojnë aftësi thelbësore, të tilla si shërbimi ndaj klientit, komunikimi, menaxhimi, duke u mundësuar profesionistëve të menaxhojnë në mënyrë efektive situata të ndryshme.
  • Ndërgjegjësimi kulturor. Arsimimi në turizëm rrit vleren e kultures vendase, traditave dhe zakoneve të tyre, duke rritur kenaqesine e vizitoreve (client satisfaction).
  • Njohuri për destinacionin duke përfshirë historinë e tyre i ben me terheqese destinacionet
  • Trajnim menaxherial. Programet e trajnimit duhet të synojne menaxherët e rinj në sektorin e turizmit duke i aftesuar për të marrë vendime të rëndësishme per sherbimet qe ofrojne.
  • Standardet dhe shërbimi. Arsimimi mund të ndihmojë personelin të kuptojë standardet e industrisë dhe rëndësinë e shërbimit cilësor, duke çuar në një përvojë më të kënaqshme
  • Mundësitë e rrjetëzimit. Programet arsimore dhe profesionale shpesh here lehtësojnë lidhjet midis studentëve, dhe profesionistëve të industrisë, duke forcuar bashkëpunimin e tyre dhe shkëmbimin e njohurive në ofrimin e shërbimeve.

Duke investuar në arsimimin turistik, ne do të përmirësojmë aftësitë e profesionistëve te sotem dhe të ardhshëm, duke rritur cilesine e sherbimit.

Paneli i Tretë

Ndërtimi i një industrie turistike përtej turizmit klasik kërkon risi në turizëm në mënyrë që të krijohen përvoja të reja unike, tërheqëse dhe të qëndrueshme. Turizmi klasik në mënyrë tipike i referohet formave tradicionale si vizitat, pushimet në plazh dhe qëndrimet në hotel. Por le të diskutojmë në panel se cilat janë strategjitë për të zgjeruar industrinë e turizmit përtej modeleve të saj tradicionale:

  • Turizëm eksperien-cial. Le të shfretezojme përvojat e asaj pjese te turistëve te cilet mund të ndërveprojnë me kulturën dhe komunitetet lokale, si përvojat e kuzhinës ose pjesëmarrja në festivale tradicionale dhe evente mjedisore.
  • Më shumë turizem te aventurës dhe eko-turizëm. Të diskutojmë se si mund të promovojmë udhëtimin në natyrë dhe ruajtjen e mjedisit, si mund të kemi më shumë ecje, çiklizëm, rafting, Kajaki, ski, golf, te eksplorojme floren dhe faunen e egër, dhe aktivitete të tjera aventure, duke shijuar bukurinë natyrore.
  • Turizmi kulturor. Ne flasim për trashëgiminë kulturore, artet, muzikën, historinë dhe traditat lokale, por ne duhet ta zgjerojmë këtë dimension duke e drejtuar tek interesa konkrete, si festa tradicionale lokale, festival multi-art, letërsi, film, muzike ose arte pamore
  • Turizëm Shëndetësor dhe Wellness. si mund të zhvillojmë oferta që lidhen me mirëqenien tonë fizike dhe mendore, të tilla si dental care, esthetic care, përvoja në spa, seanca joga dhe përvoja të tjera lokale të mirëqenies? Ky sektor duhet të rritet sepse njerëzit duan te kombinojne pushimet e tyre, duhet të rigjenerohen, pushojnë dhe çlodhen gjatë udhëtimeve të tyre.
  • Agroturizëm. Të forcojmë lidhjet me fermat lokale dhe prodhimin e ushqimit duke ofruar qëndrime në ferma, turne ushqimore, evente degustimi, qëndrime në shtëpi vendase, turne lokale me guida, etj. Kjo mund të mbështesë bujqësinë lokale dhe të informoje turistët se nga vjen ushqimi i tyre. Ku eshte e mundur to ofrohen turisteve klasa aftësish për ata që kërkojnë të mësojnë diçka të re në fusha si gatimi, mjeshtëria ose gjuha.

Duke lëvizur përtej turizmit klasik dhe duke eksploruar këto qasje alternative, industria e turizmit mund të tërheqë një gamë më të gjerë udhëtarësh, të promovojë praktika të qëndrueshme dhe të krijojë përvoja më pasuruese nga të cilat përfitojnë vizitorët dhe komunitetet pritëse.”

 

Shpërndaje në: