FTESË PËR NEGOCIATA

DREJTUAR: AGJENCIVE TË SPECIALIZUARA/ORGANEVE TË MEDIAS VIZIVE

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka parashikuar të realizojë një fushatë për promovimin online të turizmit shqiptar nëpërmjet reklamave dhe Optimizimit të Motorrëve të Kërkimit dhe Mediave Sociale.

Në bazë të pikës b të nenit 7, ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik“, i ndryshuar, dhe mbështetur në VKM Nr. 1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për transmetimin nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar dhe për kontratat me kohë transmetimi nga organet e Administratës shteterore”, Agjencia Kombëtare e Turizmit do të  zhvillojë procedurën (për negociata) për kryerjen e “Fushatës së Integruar të Marketingut për Promovimin e Turizmit Shqiptar”.

OBJEKTI

Objekti i kësaj fushate do të jetë:  “Fushata e Integruar e Marketingut për Promovimin e Turizmit Shqiptar”, duke përfshirë:

Promovim i Turizmit Shqiptar nëpërmjet reklamave të sponsorizuara në Google Ads dhe Rrjete Sociale si Facebook Ads, Instagram Ads në 7 shtete kryesore për promovimin online të turizmit Shqiptar, në Itali, Poloni, Ukrainë, Lethoni, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi ; Promovim i Turizmit nëpërmjet Optimizimit të Motorrëve të Kërkimit dhe Mediave Sociale në 7 shtete kryesore për promovimin online të turizmit Shqiptar Itali, Poloni, Ukrainë, Lethoni, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi.

Marketing Viral në media sociale dhe platforma ndërkombëtare, me database klientesh, të cilët kanë shfaqur interes rreth turizmit në shtetet: Itali, Poloni, Ukrainë, Lethoni, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi.

Nevoja e kryerjes së fushatës: Realizimi fushatës ndikon në mënyrë thelbësore në promovimin sa më të mirë në rrjetet sociale të Shqipërisë dhe njohje në kohë reale se çfarë ofron ajo. Sjell zhvillimin e imazhit shqiptar në tregun ndërkombëtar si një vend me një pasuri e asete të trashëgimisë kulturore, natyrore e siteve historike, rritje të vizualitetit si dhe rritje të numrit të vizitorëve në Shqipëri. Duke u nisur nga fluksi i turistëve dhe numrit të vizitorëvë, por edhe pezullimit të aktivitetit turistik për një periudhë të caktuar për shkak të pandemisë COVID, Agjencia Kombëtare e Turizmit synon të promovojë Shqipërinë turistike në tregjet të cilët sipas INSTAT kanë fluksin më të madh hyrës në Shqipëri në shifra , por duke mbajtur parasysh dhe aksesin me të thjeshtë në një sezon turistik me masa të shtuara të protokolleve të sigurisë për shkak të situatës të shkaktuar nga Pandemia COVID.

Periudha  e kësaj fushate : 3 muaj

Fondi limit i përcaktuar: Fondi limit i procedurës së prokurimit është në vlerën 15.486.751 ( pesëmbëdhjetë milion, e katërqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë, e shtatëqind e pesëdhjetë e një) lekë pa TVSH.

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.

Afati përfundimtar për paraqitjen e konfirmimeve nga media e shkruar/agjencia e specializuar  është më datë  6/07/2020, ora 10:00.

Konfirmimet për vazhdimin e negociatava: Konfirmimet duhet të vijnë të gjitha të mbyllura në zarf jotransparent, në një ditë të vetme, të firmosura dhe vulosura në emrin dhe adresën e subjektit dhe me shënimin : Mos e hapni, me përjashtim të rasteve kur është i pranishëm komisioni i vlerësimit të ofertave dhe jo përpara datës 6/07/2020, ora 10:00.

Në rast të kundërt ato do të refuzohen dhe do të kthehen të pahapura.

Rrjedhimisht jeni të lutur të paraqesni pranë Autoritetit tonë kontraktor :

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Agjencia Kombëtare e Turizmit

Adresa: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallati Shallvaret A/12, Tiranë

Adresa e Internetit: www.akt.gov.al

Në emër të: Komisioni për ndjekjen e procedurave për fushatën online

Email : alina.starova@akt.gov.al

Gjuha për hartimin e ofertave është : Shqip

Termat e referencës :

Qëllimi i kësaj fushate është promovimin sa më të mirë në rrjetet sociale të Shqipërisë dhe njohje në kohë reale se çfarë ofron ajo, zhvillimin e imazhit shqiptar në tregun ndërkombëtar si një vend me një pasuri e asete të trashëgimisë kulturore, natyrore e siteve historike, rritje të vizualitetit si dhe rritje të numrit të vizitorëve në Shqipëri. Duke u nisur nga fluksi i turistëve dhe numrit të vizitorëvë, por edhe pezullimit të aktivitetit turistik për shkak të pandemisë COVID,Agjencia Kombëtare e Turizmit synon të promovojë Shqipërinë turistike në tregjet të cilët sipas INSTAT kanë fluksin më të madh në shifra, por duke mbajtur parasysh dhe aksesin me të thjeshtë në një sezon turistik me masa të shtuara të protokolleve të sigurisë për shkak të situatës të shkaktuar nga Pandemia COVID.

  1. Promovimi i Turizmit Shqiptar nëpërmjet reklamave të sponsorizuara në Google Ads dhe Rrjete Sociale si Facebook Ads, Instagram Ads në 7 shtete kryesore.
  • Identifikimi i të paktën 20 fjalëve kyçe me trafik të lartë ne gjuhen angleze.
  • Krijimi i fushatave ne Google Ads me tekst foto dhe video në 7 shtetet, Itali, Poloni, Ukrainë, Lethoni, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi që do të shfaqen si reklama të promovuara në rezultatet e kërkimit, Youtube dhe në faqet partnere të Google me qëllim turizmin, hotelet, aventurat, çiklizmin, rafting etj.
  • Krijimi i fushatave në facebook dhe instagram me tekst, foto dhe video në 7 shtetet Itali, Poloni, Ukrainë, Lethoni, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi që do të shfaqen si “sponsored links”në audiencat që kanë interes turizmin, hotelet aventurat, çiklizmin, rafting etj.
  • Rritja e trafikut në portalin Albania.al duke pasur jo më pak se 15.000 klikime në muaj.
  • Periudha e fushatës do të jetë: 3 muaj nga momenti i firmosjes së kontratës

 

  1. Promovimi i Turizmit nëpërmjet Optimizimit të Motorrëve të Kërkimit dhe Mediave Sociale në 7 shtete kryesore Itali, Poloni, Ukrainë, Lethoni, Kosovë, Maqedoni e Veriut,Mal i Zi.
  • Redaktimi i të paktën 20 artikujve të faqes ëëë.albania.al për të arritur gjatësinë optimale të tekstit, dendësinë e duhur të fjalëve kyçe dhe injektimin e fjalëve kyçe që shënjestrohen.
  • Optimizimi i të paktën 20 artikujve të faqes albania.al për konfigurimin e të dhënave për Seo dhe Google data structure
  • Marketimi i ëëë.albania.al në 20 faqe ose blogje udhëtimi me trafik të lartë në Alexa.com. Artikujt e publikuar në këto blogje duhet të përmbajnë fjalët kyçe kryesore dhe do të lidhen me faqen www.albania.al. Qëllimi është rritja e trafikut dhe autoritetit të faqes www.albania.al në motorët e kërkimit;
  • Postimi si komente në 1000 artikuj në faqe me audiencë potencialisht të interesuar në fushën e Turizmit, duke përfshirë blogje, faqe personale dhe faqe vlerësimesh. Komentet do të përmbajnë tekste të shkurtra me fjalë kyçe që drejtojnë për tek www.albania.al, duke i sjellë kryesisht autoritet në motorë kërkimi.
  • Krijimi i të paktën 50 artikujve të shkurtër që janë efikas në komunikimin online në gjuhen angleze të bazuar në artikujt origjinalë të www.albania.al. Këto artikuj do të azhornohen ne faqen ëëë.albania.al duke rritur rankimin e faqes në motorrët e kërkimit, nëpërmjet fjalëve kyçe.
  • Proçesi i optimizimit do të kryhet gjatë periudhës: 3 muaj nga momenti i firmosjes së kontratës.
  1. Fushatë Virale në media sociale dhe platforma ndërkombëtare, me databasë klientesh, të cilët kanë shfaqur interes rreth turizmit në 7 shtete kryesore Itali, Poloni, Ukrainë, Lethoni, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi për promovimin online të turizmit Shqiptar.
  • Krijimi i 30 materialeve multimediale(minispote)për fushata promocionale.
  • Integrimi i një tour-i virtual nga ajri me pika të ndryshme të 20 atraksioneve turistike në faqen web.
  • Krijimi i një aplikacioni Android dhe Ios me hartë virtuale interaktive .
  • Krijimi i fushatave promocionale në Facebook, Tëitter dhe Instagram duke utilizuar

Vipat Shqiptarë me famë ndërkombëtare (sportistë, muzikantë, shkrimtarë, aktorë);

Marketimi Viral do të kryhet gjatë periudhës: 3 muaj nga momenti i firmosjes së kontratës.

 

INFORMACION DHE KËRKESA SPECIFIKE NË LIDHJE ME OPERATORIN EKONOMIK

1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

Dokumentacion ligjor që duhet paraqitur si kriter kualifikues:

1. Dokumenta qe vërtetojnë se subjekti /ofertuesi:

a) Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit.

b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)

c) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,

d) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.

Kërkesat sa më sipër, plotësohen me dorëzimin e ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuara nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit, si edhe me vetëdeklarimin e subjektit “Deklaratë mbi gjëndjen gjyqësore”.

Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, në vënd të ekstraktit historik duhet të të paraqesi vendimin e Gjykatës për regjistrimin si person juridik sipas, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.

2. Një dokument që vërteton se subjekti :

a. Ka plotësuar detyrimet fiskale

b. Ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuara nga administrata tatimore.

Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet të ndryshohen nga autoritetet kontraktore.

Këto kritere(pikat 1,2) duhet të vërtetohen përmes dokumetave të lëshuara , jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

3. Një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike, të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik, që është i regjistruar në Shqipëri.Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, përvec rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë.

Përzgjedhja e ofertave do të bëhet sipas pikës nr.7 dhe 12, të VKM nr.1195 datë, 05.08.2008.

2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT

2.1 Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:

a) Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike;

b) Deklaratë mbi Konfliktin e Interesit

2.2. Kapaciteti teknik:

2.2.1 Operatori Ekonomik duhet të paraqesë furnizime me natyrë të ngjashme të kryera gjatë dy viteve të fundit, me vlerë jo më pak se 40 % e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet.

Autoriteti kontraktor si dëshmi për përvojën e mëparshme kërkon vërtetime të lëshuara nga një ent publik ose fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe shërbimet e kryera.

Në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar me sektorin privat, si dëshmi pranohen vetëm fatura tatimore të shitjes, ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e shërbimeve të kryera.

2.2.2 Operatori ofertues duhet të paraqesë Certifikate:

– ISO 9001:2015;

– ISO 20121:2012 ose Ekuivalente

2.2.3  Operatori Ekonomik duhet të ketë në përbërjen e stafit të tij minimalisht 5 punonjës (montazhier audio/video, specilaist virtual tour, inxhinier IT-Telekomunikacion,Specialist web –Dizajner, Specialist microsoft dhe google, specialist sharepoint , specialist projekti inovativ). Kjo të vërtetohet me paraqitjen e kontratës së punës dhe me listëpagesat e sigurimeve shoqërore për 6 ( gjashtë) muajtë e fundit të vitit 2020.

1. jo me pak se 1 punonjës ne pozicionin “Analist komunikimi kompjuterik”, (këta punonjës të jenë të përfshirë në listpagesat e sigurimeve shoqërore për periudhën e kërkuar me kodin e kategorisë përkatëse shoqëruar me CV e punonjësit.)

2. Operatori ekonomik duhet të ketë të regjistruar të paktën një inxhinier telekomunikacioni dhe një inxhinier IT.

3. OE duhet të dorëzojë çertifikatën e mësipërme në përputhje me kualifikimet përkatëse, diplomë e inxhinierit, CV dhe të jetë i përfshirë në formularët e deklarimit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore.

4. OE duhet të ketë në përbërjen e stafit të tij të paktën një specialist virtual tour , një dizenjues grafik, dhe një ekspert audio-video.

5. OE duhet të dorëzojë çertifikatat e mëposhtme me kualifikimet përkatëse të liçensuara si :

Proffesional web Developer 4

Programimi i HTML5 dhe Java script  dhe CSS3

Application Development

Designing and Developing Application

Microsoft Specialist

Sharepoint Developer

Project Developer

 

2.2.4 Operatori Ekonomik duhet të paraqesë një Demo të projektit ”AERIAL Virtual Tour 360” me të gjithë elementët e përcaktuar në specifikimet teknike.

Operatori ekonomik duhet të paraqesë një demo të Projekteve në momentin e shpalljes fitues për arsye besueshmërie të cilësisë së punës.

Operatori ekonomik duhet të paraqesë certifikatat (ISO 9001:2015, ISO 20121:2012 ose Ekuivalente ) për virtual tour 360’, projekte inovacioni , studio filmi-audio-video të lëshuar nga organizata vendase apo të huaja.

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Kriteret e Vlerësimit

  • eksperienca e meparshme e operatorit ekonomik
  • dokumentacioni ligjor i paraqitur
  • Cmimi më i ulët, i ofruar nga organi i masmedias

 

Vlerësohet me 30 pikë eksperienca e meparshme e operatorit ekonomik.

Vlerësohet me 50 pikë dokumentacioni ligjor i paraqitur.

Vlerësohet me 20 pikë çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjencia e specializuar.

 

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në lekë, pa TVSH.

 

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave, përfaqësuesit apo personat me autorizim.

 

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e shoqerive zyrtarisht pranë Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zyra e Protokollit, para orës së përcaktuar.

 

Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet përtej afatit të përcaktuar dhe jo në përputhje me kërkesat e mësipërme.Dokumentacioni duhet të paraqitet origjinal ose kopje e noterizuar e tyre.

 

Këtë ftesë për negociata mund ta gjeni dhe në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në adresën : www.akt.gov.al

 

Jemi në pritje të konfirmimit tuaj për negocim.

Share