Easy Voyage: Shqipëria, një destinacion befasues

Turistët francezë do të mund të fluturojnë lehtësisht drejt Shqipërisë që nga data 10 korrik 2025. Revista franceze e udhëtimeve “Easy Voyage” shkruan një një artikull se banorët e Bordosë dhe Nantës do të kenë mundësinë të fluturojnë direkt në Shqipëri falë kompanisë “Transavia”. Këto dy linja të reja do të funksionojnë dy herë në javë, të enjten dhe të dielën, me çmime ekonomike.

Duke e cilësuar Shqipërinë si një destinacion befasues, “Easy Voyage” shkruan:

“Shqipëria tashmë po bëhet gjithnjë e më popullore nga udhëtarët. E kufizuar nga ujërat e kristalta të detit Adriatik dhe Jon, Shqipëria josh menjëherë me plazhet e pacënuara dhe limanet e fshehta.

Tirana, kryeqyteti dhe njëkohësisht portë hyrëse në vend, është një qytet me histori të pasur dhe bukuri unike. Një përzierje e zgjuar e arkitekturës osmane, gjurmëve komuniste dhe modernitetit, qyteti nuk I mungojnë burimet.

Muzetë, si Shtëpia me Gjethe ose Muzeu Historik Kombëtar, ju ftojnë të gërmoni në të kaluarën e trazuar të vendit. Shëtitja rreth sheshit Skënderbej ose shijimi i një kafeje në lagjen e Bllokut do t’ju zhyt në atmosferën e gjallë të qytetit.

Përtej Tiranës, adhuruesit e natyrës dhe aventurave mund të shijojnë malet e Shqipërisë së Veriut, të mbiquajtur “Alpet Shqiptare”, që ofrojnë peisazhe mahnitëse dhe shtigje të shkëlqyera ecjeje për të gjitha nivelet.

Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si qyteti antik i Butrintit dhe qyteti muze i Beratit, dëshmojnë pasurinë kulturore dhe historike të këtij vendi të vogël. Riviera shqiptare ofron një mjedis idilik me fshatrat e saj piktoreskë, ujërat e kristaltë dhe atmosferën relaksuese.”

Lexo më shumë: https://www.easyvoyage.com/news/article-14359

Shpërndaje në: