Tabloidi i njohur gjerman “Bild” e rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve europiane të 2025.
“Shqipëria në vitin 2025 do të jetë një destinacion trend për ata që kërkojnë diell dhe për adhuruesit e plazhit. Riviera shqiptare ka ujë të kristaltë, gjire të vegjël dhe zona të bukura bregdetare si Ksamili dhe Himara. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara mesdhetare, këtu mund të gjeni ende plazhe të izoluara dhe të shijoni natyrën”, shkruan Bild.
Në listën e sugjerimeve të saj, “Bild” e rendit Shqipërinë krah rajonit të Puljas në Itali, Sllovenisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë së Veriut dhe ishujve Azore në Portugali.
Nga Janari në Gusht të vitit të shkuar, vendin tonë e vizituan mbi 253 mijë turistë gjermanë me një rritje mbi 18%.
Për më shumë lexoni artikullin e plotë: https://www.bild.de/reisen/magazin/die-trendziele-2025-in-europa-die-spannendsten-reiseziele-vor-unserer-haustuer/