Shqipëria forcon promovimin e trashëgimisë letrate dhe kulturore

Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim promovimin e trashëgimisë letrare dhe kulturore shqiptare, si dhe rritjen e vizitueshmërisë së kësaj hapësire muzeale.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, dhe drejtoresha e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli”, Anisa Ymeri.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet të rritet promovimi i vlerave letrare dhe kulturore shqiptare, duke e kthyer Shtëpinë Studio “Kadare-Agolli” në një hapësirë me interes më të madh për vizitorët vendas dhe të huaj.

Facebook
LinkedIn
Email
X