Media irlandeze: Ksamili, destinacioni ideal për t’u vizituar në vitin 2025

“Ksamili është destinacioni ideal për t’u vizituar në 2025”. Kështu shkruan në një artikull të saj media irlandeze “Her”.

“Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të vizitoni Maldivet, por nuk mund të përballoni fluturimet e gjata apo shpenzimet e mëdha, keni fatin të vizitoni këtë vit Ksamilin. Destinacioni mesdhetar – i konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Maldivet e Evropës” – është vetëm katër orë larg nga Irlanda. Një plazh i njohur shqiptar, që ka tërhequr vëmendjen e pushuesve të huaj, dhe i rekomanduar nga ekspertët e udhëtimeve si destinacioni ideal për t’u vizituar në vitin 2025”, theksohet në artikullin e botuar nga “Her”.

“Mund të gjeni akomodime në hotel për vetëm 16,70 euro nata – dhe të shijoni Rivierën Shqiptare me kosto të përballueshme – përpara se vija bregdetare të bëhet shumë e njohur. Ky vend pushimesh i Gadishullit Ballkanik ka qenë në qendër të vëmendjes së turistëve – që kërkojnë diçka më ndryshe nga destinacionet e njohura evropiane – të mbiçmuara dhe të mbipopulluara me vizitorë. Turistët e kanë përshkruar Ksamilin si “parajsa në tokë”, ndërsa disa të tjerë i kanë krahasuar ujërat e tij blu të kristalta me ato në Maldive. Vizitorët gjithashtu mund të shijojnë udhëtimet në ishujt që ndodhen aty pranë, më i famshmi prej të cilëve quhet “Ishujt e Ksamilit”. Ashtu si në Maldive, këtu vizitorët mund të notojnë, të zhyten në ujë dhe të eksplorojnë vijën bregdetare – pa u lodhur nga udhëtimi i tyre ajror”, shkruan “Her”.

Shpërndaje në: