Shqipëria dhe Azerbajxhani synojnë forcimin e bashkëpunimit turistik

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, dhe Ambasadori i Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilluan një takim me Kryetarin e Bordit Drejtues të Byrosë së Turizmit të Azerbajxhanit, Florian Sengstschmid, për të diskutuar nisma të përbashkëta për vitin 2027.

Diskutimet u përqendruan te përmirësimi i lidhjeve të transportit, rritja e flukseve turistike, promovimi i destinacioneve dhe shkëmbimi i përvojave mes dy vendeve.

Takimi u pasqyrua edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve e Azerbajxhanit, AZƏRTAC, duke shënuar një hap drejt zgjerimit të bashkëpunimit dhe promovimit ndërkombëtar të turizmit shqiptar.

Facebook
LinkedIn
Email
X